Gruaja, viktima më e madhe në qeverisjes e Ramës

462
Sigal

Albana Vokshi për Ditën Ndërkombëtare
kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave

 

Viktimat e dhunës me bazë
gjinore në Shqipëri po shtohen çdo ditë.

Shifrat janë alarmante.
– mijëra gra e vajza u pushuan nga puna dhe u
hodhën në rrugë thjesht për arsye politike;

‎- papunësia ndër gra e vajza rritet çdo 3 mujor. Në
disa rajone të vendit varion nga 50-70%.

– mijëra të tjera, kryefamiljare, u hoqën nga
Ndihma Ekonomike, duke pamundësuar 3 vakte bukë për fëmijët e tyre;

‎- sot punonjëset e administratës, mjeket,
infermieret, mesuesit janë të kërcënuar çdo ditë se do pushohen nga puna nëse
nuk marrin pjesë në mbledhjet e Partisë Socialiste ose nuk kryejne check- up.

– mbi 200 mijë shqiptarë aziluan në 2 vitet e fundit,
dhe 200 mijë te tjerë aplikuan për ëndrrën amerikane. Dhe më shumë se gjysma e
tyre janë gra e vajza te cilat Rama po i detyron të largohen pa kthyer kokën
pas.

‎- Gratë dhe vajzat shqiptare dhe ato te
komuniteteve rome dhe egjiptiane kanë humbur të drejtat e tyre dhe shumica e
profesionisteve janë larguar nga Shqipëria.

Në vetëm 9 muaj të viti 2016 janë
regjistruar mbi 3 mijë raste dhune me bazë gjinore. Në mbi 80% të rasteve ‎arsyeja
është varfëria dhe papunësia.

Mashtrimi me politikat
gjinore dhe rrëzimi i Mekanizmit Kombëtar Mbrojtës për të Drejtat e Grave kanë
dobësuar statusin e grave në shoqëri.

Por dhuna gjinore nuk është
prezent vetëm brenda mureve të shtëpisë, por ka shpërthyer kudo se modelin e
jep vetë Kryeministri. E jep në Kuvend kur fyen e poshtëron gratë deputete, e
jep në takime kur ndihet në siklet e target ka gratë, e jep çdo ditë me
fjalorin, por më së shumti me politikat antisociale.

Sjellja e dhunshme e
Kryeministrit është përhapur si epidemi në çdo vendim-marrje dhe ndërmarrje. ‎
Historia e shfrytëzimit të grave dhe fëmijëve në Ndërmarrjen e Bashkisë Tiranë,
viktimat e fshehura në pirgjet e mbeturinave, gruaja 42 vjeçe dhe fëmija 17 vjeç,
janë ngjarjet e tmerrshme që ende çensurohen dhe përndiqen e kërcënohen bashkë
me gazetarët që publikuan investigimin.

Gratë dhe vajzat janë më të
varfëra dhe më të pambrojtura se tre vite më parë. ‎

Dita Ndërkombëtare Kundër
Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave është një apel revolte kundër dhunës shtetërore
të përhapur në çdo qelizë të institucioneve.