Tritan Shehu: Kuvendit mos t’i vendoset “brava”, ai duhet të mblidhet të enjten në seancë për Rezolutën!

228
Maxhoranca me Opoziten e “braves” bllokojne Kuvendin per agresionin e Rusise e pasojat e tij ne Rajon.
Ndersa Serbia ngel e vetme ne Europe ne krah te Rusise me Bjellorusine, Shqiperia vazhdon te jete nen lidershipin e saj me “Ballkanin e hapur”.
Por fatkeqesisht Kuvendi i Shqiperise ne kete situate kaq te rrezikeshme edhe per Rajonin, me te dy ato pjese te tij te bera “nje”:
1-Refuzon te diskutoje kete ceshtje ne nje seance te vecante dhe te dale me nje Rezolute perkatese.
2-Refuzon t’i kerkoje Qeverise distancimin e plote nga “Ballkani i hapur”, si nje nisme ne funksion te Serbise dhe e penetrimit rus ne Rajon nepermjet saj, percarese dhe anti BE ajo.
Dua te theksoj dhe per ata qe po flasin per “ushqimin” e popullesise, se kjo do te permiresoje ndjeshem edhe kapacitet ushqimore te vendit me rritjen prodhimeve bujqesore e blektorale, qe po shkaterrohen nen peshen e konkurences se Serbise.
3-Refuzon ne menyren me te pa pergjegjeshme te mblidhet kete enjte ne seance.
Ne keto dite kur gjendja ne Europe po behet tragjike, jemi Parlamenti i vetem ne Boten Demokratike, qe mbyll “sallen” per te derguar deputetet ne “zonat e tyre”!
Me thone se te njejten gje, ndalimin e debateve ne seance e ne Komisionin e Jashtem po e ben dhe Parlamenti i Serbise.
Pra e paskemi nje model si udherefyes!!!
Nderkaq edhe drejtuesit e atij grupi parlamentar demokrat ne Kuvend heshtin, kur duhet te “ ulerinin” kunder veprimeve te tilla, qe demtojne rende rolin e imazhin e vendit.
“Bravat” nuk na nderojne e as mund te shpetojne ndokend mbas tyre.
Ato vecse njollosin me turp perdoruesit, ndaj opinionit, partnereve e historise!
Sigal