Spahia: Ogerta mendon se partia vlen mbi shëndetin e qytetarëve

451
Sigal

Bardh Spahia, ish-deputeti i Partisë Demokratike ka reaguar ndaj ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, pasi kjo e fundit sulmoi një mjek vetëm se ky i fundit denoncoi mungesën e mjeteve mbrojtëse në Urgjencën Mjekësore.

‘Të bësh gabime nga padija është njerëzore, por të këmbëngulësh në të njëjtën rrugë pa krye, edhe kur të provohet me fakte është kriminale Ogerta Manastirliu! Të sulmosh opozitën, pse po denoncon papërgatitjen e shtetit, që të të nxisë të bësh detyrën, nuk është punë Ogerta, të paktën jo për qytetarët! Eshtë punë partie, po, por vërtetë mendon se partia ia vlen mbi shëndetin e qytetarëve? Qenke cuditur se cfarë e ka shtyrë një mjek i cili është vetëkarantinuar, për shkak se ka qenë i ekspozuar pa veshje mbrojtëse??? E vërteta të cudit kaq shumë? Provoje ta thuash edhe ti ndonjëherë, e do ndihesh më mirë e nuk do cuditesh pa lidhje! Edhe njëherë nëse ende nuk e ke kuptuar: Koronavirusi prek këdo, pa dallim dhe cdo masë e munguar na rrezikon të gjithëve e padyshim që kjo është kriminale!!!’