E moshuara e dekompozuar, dëshmia: U gjet pas 7 muajsh kur u boshatis shtëpia, jemi të pikëlluar

226
Sigal

Mbrëmjen e djeshme një grua 70-vjeçe u gjet e pajetë, e dekompozuar në një dhomë në një godinë në bulevardin “Gjergj Fishta”. Ajo jetonte e vetme. Policia tha se paraprakisht dyshohet se është vdekje natyrale.

Një person që ka biznesin mbi vendin ku banonte e moshuara tha  se gruaja u gjet pas 7 muajsh e vdekur ne bodrum, pasi qiradhënësja nuk vinte duke qenë se lekët i merrte nga një palë e tretë.

Jemi te terrorizuar dhe te pikëlluar, pasi pas 7 muajsh u gjet e vdekur ne bodrum një e moshuar. Ne kemi biznesin mbi vendin ku banonte dhe kemi njoftuar disa herë institucionet dhe bashkinë të cilët edhe pse kanë ardhur nuk e kanë gjetur.

Qiradhënsia që është njoftuar por nuk ka ardhur asnjëherë pasi gjatë kësaj kohe ka marrë qiranë nga palë të treta që besohet të jetë Kisha apo një institucion bamirësie.

Dje më në fund erdhi qiradhënësia të boshatisi shtëpinë dhe e gjeti kufomën e gruas së moshuar pas divanit” tha ajo.