Kryeministri Rama: Po diskutojmë çështjen e kredive për personat dhe bizneset

521
Sigal

Kryeministri Edi Rama është shprehur se riskedulimi i kredive për personat dhe bizneset po diskutohet.

Pas propozimeve të bëra nga Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat, kryeministri tha se gjithçka do të merret parasysh dhe do të diskutohet ndërkohë që shprehu besimin se situata do të përballohet, ashtu siç ndodhi me tërmetin.

“Kjo situatë do të zgjasë por nuk do të zgjasë pafundësisht. Kreditë e bizneseve dhe njerëzve po diskutohen. Çështja e kredive është marrë parasysh por është e pamundur dhe qesharake që një palë tjetër të dalë dhe të flasë për masat që duhet të merren një ditë më pas. Prioritet kemi shëndetin e njerëzve. Ne do ia dalim me këtë ashtu siç ia dolëm edhe me çështjen e tërmetit,”- tha Rama.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha doli sot në një deklaratë dhe propozoi marrjen e disa masave që do t’u shërbejnë njerëzve gjatë periudhës së izolimit. Ndër të tjera, Basha i bëri thirrje sistemit bankar të riskedulojë këstet e kredive për rrethanat nga kriza.