Konflikti me armë zjarri në Fier, ja kush është personi që mbeti i plagosur (EMRI)

649
Sigal

Një ngjarje e rëndë u shënua në mbrëmje në lagjen ’11 janari’ në Fier, ku një person mbeti i plagosur me armë zjarri.

Nga raportimi i policisë, konflikti ka qenë i çastit midis dy personave, ku njëri prej tyre mbeti i plagosur.

Bëhet fjalë për shtetasin Marjus Rrapushi, 35 vjeç, banues në Fier.

Rrapushi mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal Fier.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar dhe po punon për kapjen e tij.