Sot seanca në GJKKO, Berisha mbledh nesër kryesinë! Diskutime për zhvillimet e fundit

55
Sigal

Ditën e nesërme në orën 12:00, ish-kryeministri Sali Berisha do të mbledhë në selinë e Partisë Demokratike, kryesinë e Rithemelimit.

Pritet që në mbledhje të ketë diskutime për zhvillimet e fundit politike, ku theksi do të vihet tek masa e sigurisë ndaj Berishës nga SPAK.

Ditën e sotme po zhvillohet në GJKKO seanca ku Berisha do të njihet me masën e sigurisë. Vetë kreu i Rithemelimit nuk është në seancë por përfaqësohet nga avokatët e tij.

Berisha e ka quajtur si fiktive akuzat ndaj tij, për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Gjithashtu akuzohet se ka favorizuar dhëndrin e tij që i takonte një pjesë e tashëgimisë në këtë tokë, duke firmosur akte ligjore dhe nënligjore dhe duke ndërhyrë tek autoritetet e tjera shtetërore për privatizimin e asaj toke që i përkiste Forcave të Armatosura.