Berisha: Shefi i rendit të Delvinës u kap me dy ton hashash në Greqi

591
Sigal

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një skandal në radhët e Policisë së Shtetit. Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, para 10 ditësh ish-shefi i rendit në Delvinë, Vangjel Xhavara i transferuar në Laç, u arrestua nga policia greke për 2 ton hashash në pikën doganore Kakavijë, por më pas ai është liruar dhe është dërguar me punë në Laç. Denoncimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha në Facebook: Narkoshefi i rendit në Delvinë, Vangjel Xhavarra kapet me dy ton hashash! Ndëshkimi: Transferohet në Laç! Lexoni mesazhin e qytetarit digjital. sb: “Përshëndetje doktor! Para 10 ditësh ish-shefi i rendit në Delvine, Vangjel Xhavara i transferuar në Laç, u arrestua nga policia greke për 2 ton hashash në pikën doganore Kakavijë. Drogën e kishte, thuhet, të vetë ministrit Xhafaj. Ky person ishte aktivist i Rilindjes dhe qëllimisht është transferuar në Laç. Dhe policia dhe media s’ka transmetuar gjë fare… Respekte…”