Ermir Gjinishi: Pas 8 vitesh Rama kthehet në Peqin siç kthehet vrasësi në vendin e krimit!

600
Sigal

Peqini është kthyer në një qytet fantazmë ku të zë trishtimi. Kjo qe rilindja për Peqinin. Varfëri, mjerim, mashtrim.

Peqini, me histori mbi 2000 vjeçare, me fisnikërinë dhe bujarinë e njohur, i braktisur tërësisht nga sekto-qeveria, është qyteti me papunësinë dhe varfërinë më të madhe në qarkun e Elbasanit, me numrin më të lartë për frymë të të vdekure nga Covid19.

Askush s’u kujtua për të në 8 vite.

1. Zero investime në infrastrukturë.
2. Zero investime në bujqesi.
3. Zero investime në shëndetësi.

Dje në Peqin, kryepinoku përsëriti monologun e tij mashtrues, të paskrupullt.

Kryepinok!
Ti nuk mund të tallesh me peqinasit. Nuk mund ta nëpërkëmbësh e përbuzësh dinjitetin, krenarinë dhe fisnikërinë e tyre.

Ti, shkatërrimtar që e ktheve në gërmadhë Peqinin, me 25 prill do marrësh përgjigjen e duhur.

Me 25 Prill Peqini voton për ndryshimin. për Shqipërinë, për të ardhmen e vendit.
#Shqipëria shtëpia juaj.