Humbja në transfertë, Artan Mërgjyshi jep dorëheqjen nga posti i trajnerit

58
Sigal

Artan Mërgjyshi nuk është më trajneri i Vorës në Kategorinë e Parë. Mësohet se 55-vjeçari i ka paraqitur dorëheqjen drejtuesve, kjo pas humbjes 3-2 nga Kastrioti në Fushë-Krujë gjatë fundjavës.

Për javën e tetë të kampionatit, vorakët nuk dolën te pikët dhe kjo ka sjellë largimin e Mërgjyshit nga posti i trajnetit. I ulur në stolin e Vorës në qershorin e 2022, trajneri ia doli që ta shpallte kampion ekipin në Kategorinë e Dytë dhe më pas ta drejtonte për tetë ndeshje në të Parën.

Pesë fitoret dhe tre humbjet kanë sjllë 15 pikë për vendin e katërt, me ekipin që dukej solid. Më herët Mërgjyshi ka qenë pjesë e skuadrave si: Dinamo, Kastrioti, Besa, Apolonia, Korabi, Laçi dhe Bylis.

Sfida e radhës për Vorën është kundër Korabit, me drejtorin sportiv Bazjon Tragaj që do jetë në krye të ekipit.