Socialistët në ‘ankth’, Rama mbledh Asamblenë e partisë të dielën; kush do të largohet

25
Sigal

Një vit para zgjedhjeve parlamentare, socialistët do të rifreskojnë strukturat brenda partisë. Për këtë, kryesocialisti Edi Rama këtë të dielë ka thirrur Asamblenë Kombëtare. Në mesazhin që sekretari i përgjithshëm, Blendi Klosi i ka dërguar anëtarëve,- thuhet se në fokus është rienergjizimi i partisë në kuadër të detyrave të lëna nga Kongresi i 8 dhjetorit. Klosi është kujdesur t’ju kujtojë anëtarëve se mungesat janë të pajustifikuara dhe se pjesëmarrja është e detyrueshme. Brenda muajit mars duhet të përfundojë zgjedhja e kryetarëve të degëve, për t’i lënë vendin më pas delegatëve të Kongresit, Asamblesë e në fund Kryesisë së re. Mësohet mbledhja që do të nisë në orën 11:00 do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe se kjo ka qenë kërkesë e vet Ramës. Kjo është hera e dytë pas 26 korrikut të vitit të kaluar që mbledhja e Asamblesë së kësaj force politike zhvillohet jo e hapur për mediat. Veç zgjedhjeve brenda partisë, Rama pritet të përcjell edhe mesazhe për të vetët. Hera e fundit kur socialistët mblodhën Asamblenë ishte në 4 shtator, ku kryeministri Rama njoftoi edhe ndryshimet në kabinetin qeveritar.