Dr. Zekri Palushi: Një përshëndetje nga Australia për “Rrugën e Shpresës”!

Dr. Zekri Palushi, Australi

Arrestimi i liderit të opozitës, kushdoqoftë ai, përbën një emergjencë kombëtare që normalisht duhej të revoltonte të gjithë popullin shqiptar. Ndërkohë  që regjimi aktual i korruptuar po kthen  Shqipërinë me shpejtësi drejt vitit zero, me një popullsi të përgjysmuar!

Sigal

/Telegraf.al/ Të dashur bashkëatdhetar, dhe bashkëkombas të nderuar, kudo që jeni!I dashur lideri historik, Profesor Doktor, Sali Berisha!Të dashur të pranishëm! Ju njerëz fisnik, guximtar dhe patriot, që mblidheni çdo natë tek kjo rrugë; tashmë rruga më e famshme në Tiranë, “Rruga e Shpresës’’! Unë, quhem Zekri Palushi, dhe jam një nga nismëtarët e PDSH, ish-Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, ish-kryetar i PD dega Pukë, dhe ish-Këshilltar i Kryeministrit, sot me banim në Australi. Në emër të Shqiptarëve të Australisë, unë shkruaj shpesh artikuj në mbështetjen tuaj, që mirësisht botohen nga Gazeta “Telegraf”, dhe ribotohen nga disa media të tjera. Por, unë sot po në emër të komunitetit Shqiptar të Australisë, me  respekt të veçantë  ju përshëndes të gjithëve, duke ju siguruar solidaritetin dhe mbështetjen tonë të vazhdueshme deri në përmbysjen përfundimtare të regjimit Pol-Potjan të Edi Ramës; një nga regjimet, Narko-Mafioze më të rrezikshmet në botë, dhe i telekomanduar nga  miliarderi më famëkeq në historinë e njerëzimit modern; George Soros.

Njerëz të mirë, arrestimi i liderit të opozitës, kushdoqoftë ai, përbën një emergjencë kombëtare, që normalisht, duhej të revoltonte jo vetëm ju, por të gjithë popullin shqiptar, dhe jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, e kudo tjetër që jetojnë. Por fatkeqësisht, jo të gjithë shqiptarët janë mendje-hapur. Shumë prej tyre, ndërkohë që ju mblidheni këtu, preferojnë që të vrasin kohën, duke qëndruar para ekraneve të televizionit, për të dëgjuar tallavatë e neveritshme, apo për të parë tele-novela të ndryshme; Turke, e Indiane, pa harruar Big-Bradhërin. Kjo kategori njerëzish, vërteton më së miri, se makineria Tru-Shpëlarëse, e Edi Ramës, ka punuar mjaft mirë, dhe ka qenë e suksesshme.

Më keq akoma, kur shumë nga gazetarët dhe analistët Shqiptar, -me moton “shpif-shpif, se diçka ngelet’’ mundohen të mbjellin idenë djallëzore se: “Sali Berisha po lufton për vehten, dhe ju, po i shërbeni hallit të Tij’’! Por jo: këtë propagandë gebelsjane, s’e ha më askush.

Të gjithë e dinë, dhe e kuptojnë se Sali Berisha, do ta kishte shumë më lehtë që ta vazhdonte jetën në një rehati të plotë, në gjirin e ngrohtë të familjes së tij të mrekullueshme; model i një familje fisnike shqiptare. Ai, si një burrë-shteti, konservator, patriot, i guximshëm, komb-dashës, dhe thellësisht familjar zgjodhi rrugën më të vështirë dhe më të rrezikëshme, atë të mbrojtjes së çështjes sonë kombëtare, të mbrojtjes së lirive Tuaja, të mbrojtjes së demokracisë, pluralizmit, të mbrojtjes së moralit, dinjitetit, dhe integritetit tuaj personal, e familjar, të mbrojtjes së ekzistencës, dhe sovranitetit tonë kombëtar të vëna këto, plotësisht, në shënjestër, nga pinjolli servil, i globalistëve sorosjan, anti-shqiptari, globalist, Edvin Rama.

*Prandaj, dua t’ju sjell në vemendje, jo vetëm kësaj kategorie analistësh, gazetarësh, dhe opinonistësh, por edhe të gjithë atyre shqiptarëve, që mendojnë se qelizat e tyre trupore, vazhdojnë të ushqehen me gjakun e Gjergj Kastriotit. Një shprehje e kahershme, thotë: Kurrë mos mbroni gjëra që s’mund të mbrohen, sepse kredibiliteti, është si virgjiniteti, atë e humbet një-herë-e-përgjithmonë’’.

Po kështu, të gjithë Medias Shqiptare, do t’i kujtoja një të vërtetë mjaft të madhe, që presidenti Donald Tramp, e përmblodhi kaq bukur, dhe me pak fjalë kohët e fundit, kur tha se: ‘’Nqs lajmet fallso/mashtruese, do të zëvendësoheshin me lajme të vërteta, e të ndershme, atëherë, 90% e problemeve tona do të zgjidheshin shumë shpejt’’!

Ndërsa, të gjithë atyre, që preferojnë një qëndrim indiferent, e parazitik me shpresë se do t’i nxjerrin gështenjat nga zjarri, me duart e të tjerëve, do t’ju kujtoja një thënje të Anshtanjit ‘’Bota nuk do të shkatërrohet nga ata që bëjnë keq, por nga ata që i shohin keq-bërësit duke bërë keq, dhe s’bëjnë asgjë, për t’i ndaluar!’’

Bashkëatdhetar të nderuar! Shqiptarët, për nga natyra, dhe vlerat moralo-njerëzore, që mbartin, -klasifikohen si një popull i Djathtë, dhe konservator.
Për këtë, ne të gjithë, duhet të jemi tepër krenar, por fatkeqësisht, për këto vlera, që Sali Berisha, në emrin tuaj, dhe të të gjithë kombit tonë, ka vendosur haptazi që t’i mbrojë, sepse po luftohet aq shumë, në të gjitha anët, në të gjitha drejtimet, dhe me të gjtha mënyrat, -nga Edi Rama, me socialistët e tij, që për Bibël kanë Manifestin Komunist, dhe suksesin e tyre, e mbështesin në teorinë e gënjeshtrës së madhe, degjenerimin moral, shkatërrimin e familjes, varfërimin shpirtëror e material, si dhe ngjalljen e urrejtjes ndaj njëri-tjetrit, dhe ndaj atdheut.

Ata, në emër të progesivizmit, (që s’është gjë tjetër, veçse një emër përkëdhelës, për komunizmin), duan të shkatërrojnë historinë e njerëzimit, vlerat moralo-njerëzore, civilizimin perëndimor, dhe vetë njerëzimin.

Dëgjoni se çfarë thotë një nga zyrtarët e OKB, -Brok Adams: ‘’Për të arritur një qeveri botërore, do të jetë e nevojshme që të shkulim nga mendja e burrave, individualizmin e tyre, besnikërinë e tyre ndaj familjes dhe traditave, -si dhe t’ju heqim patriotizmin kombëtar, dhe dogmat fetare’’!

Bashkëkombas të nderuar, kudo që jeni: Kurrë mos harroni politikën anti-kombëtare të komunistve shqiptar, dhe tradhëtinë e tyre, dhe mbi të gjitha, kurrë mos harroni se ne, popullin shqiptar, s’na lidh asgjë me të ,majtit, komunist, dhe rilindas, përveç vuajtjeve, mjerimit, poshtërimit, zhdukjeve pa gjurmë, pushkatimeve, internimeve, shkatërrimit të gjithanshëm fizik, shpirtëror, psikologjik, izolimit absolut, luftës së trishtueshme të klasave, dhe shpresës që na e vranë për 50 vjet.

*Kurrë mos harroni 5000 vëllezër, nacionalist Kosovar, që Enver Hoxha, me komunistët e tij, i vranë, gjatë rrugës, për në Tivar, dhe çfarë mbetën, i pushkatuan në Tivar.

*Kurrë mos harroni, mijera Shqiptarë, gra, e burra të pushkatuar, që nga këto, mbi 6000 nuk kanë as varre!

*Kurrë mos harroni mbi 3000 shqiptarë të vrarë në kufi!

*Kurrë mos t’i harroni 39 burgjet e tmerrshme, ku vuajtën, u poshtëruan, dhe u torturuan mbi 22.4% e popullsisë shqiptare.

*Kurrë mos t’i harroni 70 kampet e përqëndrimit, ku vuajtën tmerrësisht, më keq se skllevërit e mesjetës, gra, nëna me fëmijë, e pleq të pafajshëm.

*Kurrë mos e harroni terrorin komunist të 1997!

Dhe së fundi, përmbyseni këtë regjim thellësisht të korruptuar, fashist, dhe kriminal, të tipit Pol-Potjan; më përpara se ai t’ju përmbysë ju, – ndryshe Shqipëria, me shpejtësi, po shkon drejt vitit zero, me një popullsi të përgjysmuar! Për këto, dhe 1000 arsye të tjera, ju “ Kurrën e Kurrës”, s’duhet të votoni më, për të majtit, ‘’rilindasit’’ socialist, edhe nëse do t’i harroni të gjitha ato ç’farë thamë më sipër. Ju lutem! Sa herë që të shkoni në kutitë e votimit, gjithmonë kujtoni një shprehje të famshme, të Mehmet Shehut:  ‘’Për këtë yll, unë vras edhe nënën time’’! Këta pra, janë të majtit tonë, socialistët shqiptar.Poshtë komunizmi! –Rama ik – Rama ik- Rama ik!Zoti ju bekoftë, dhe ndihmoftë Ju, familjet tuaja, dhe të gjithë ata që e duan Shqipërinë. Zoti e bekoftë Kombin Tonë.