Mejdani: Të reflektojnë për kaosin politik, opozitës nuk bllokohen komisionet hetimore

17
Sigal

Ish-Presidenti, Prof. Rexhep Mejdani i rikthehet kohës kur drejtonte KQZ-në duke dhënë leksioneve për ndryshimet e Kushtetutës në këto 25 vite. Në lidhje me kaosin parlamentar ai theksoi se, “në të gjitha rastet kur ka konflikt, ai që është më i forti bën lëshime, pasi ka pushtetin në dorë”. Këshillat e mia si ish-President për socialistët janë “që të mos pengojnë krijimin e komisioneve parlamentare sepse ato I japin frymëmarrje demokratike jo vetëm Parlamentit, por edhe shoqërisë. Kufizimin i tyre nuk është element pozitiv”

Ish-presidenti Rexhep Mejdani u rikthye në kohën kur ushtronte detyrën e parë të tij si pedagog, këtë herë duke dhënë leksione për ndryshimet e Kushtetutës në 25 vite; por nga auditori me studentë presidenti i tretë në sistemin demokratik nuk ju shmang pyetjes për agresivitetin e politikës sot e dhënies së formulës së zgjidhjes.-Si e shikoni situatën aktuale në Parlament dhe kush mendoni se duhet të tërhiqet?

“Normalisht duhet të tërhiqet më i forti, domethënë pjesa e qeverisë. Besoj do të reflektojnë, sepse kështu nuk mund të vazhdohet. Në të gjitha rastet kur ka konflikt, ai që është i forti bën lëshime. Kështu kemi vepruar edhe ne. Për të gjetur zgjidhje i takon atij që ka mundësitë më të mëdha, pushtetin në dorë”, -tha ai. Këshillat e presidentit Mejdani vazhdojnë më tej për socialistët që të mos pengojnë krijimin e komisioneve.“Ndryshimet e fundit në rregulloren e parlamentit unë nuk i quaj normale. Komisionet parlamentare japin frymëmarrje demokratike jo vetëm Parlamentit, por edhe shoqërisë, e kufizimin e tyre nuk e quaj element pozitiv”, -vijon ish-presidenti.Teksa pret që hapin e parë ta bëjë mazhoranca për zbërthimin e ngërçit, presidenti Mejdani shfaqet kritik edhe për pafuqinë që ka sot kreu i shtetit; ku është e nevojshme sipas tij ndryshimi i mënyrës së zgjedhjes.