Bushati: Shqipëria del nga procesi i monitorimit për pastrimin e parave

563
Pas pesë vjetësh Shqipëria ka dalë më në fund nga procesi i monitorimit sa i takon pastrimit të parave. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nëpëmjet një statusi në rrjetin social Twitter.
Vendimi i Komitetit të Këshillit të Europës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit është marrë fal progresit që shqipëria ka bërë . Vendi ynë ka plotësuar të gjitha mangësitë e adresuar në funksion të plotësimit të standarteve ndërkombëtare në këtë fushë . Ky vendim i marrë i marrë në seancën e “Moneyval” të KiE është përshëndetur në rrjetin social edhe nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati
“Lajmi I mire nga Moneyval , falë progresit të qeverisë në këtë fushë , Shqipëria del nga procesi monitorimit “- shkruan bushati “Tashmë vendi ynë do të këtë një tjetër imazh edhe për investitorët e huaj , pasi dalja nga monitorimi do të thotë më shumë bbesueshmëri të investirtoret”
Komiteti i Këshillit të Europës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit ka vendosur sot të nxjerrë nga monitorimi vendin tonë kjo fal progresit që Shqipëria ka bërë duke plotësuar të gjitha mangësitë e adresuar në funksion të plotësimit të standarteve ndërkombëtare.
Në këtë mënyrë Shqipëria do të këtë një tjetër imazh edhe për investitorët e huaj, pasi dalja nga monitorimi do të thotë më shumë besueshmëri te investitoret

Sigal