Shqiptarët në hall, Rama poston video të sajuara/ Paloka: Kush kryeministër tjetër normal e bën këtë?

288
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video-montazh, ku kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është prerë fjalimi i tij dhe i është lënë një frazë e vetme, ku ai thotë: “Unë dhe PD morëm fund”.

Lidhur me këtë video-montazh ka reaguar nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, i cili shkruan se kryeministri nuk ka asnjë hall veç se të kënaqë shijet e veta dhe të oborrtareve me shaka banale dhe sajesa pa kripë.

Më tej, Paloka shkruan se “me videomontazhe mund të qeshësh, por hallet e shqiptareve duhen zgjidhur sa më shpejt. Ndaj boll berë si gaztor se nuk je as në nivelin e Taulant Ballës me këtë lloj humori”

Reagimi i Palokës:

A ka kryeminister normal qe te dielen ne darke poston video te montuara per kundershtarin politik?

A ka njerez qe ne moshen e Edi Rames ne mbremjen e shenjte te pashkeve merren me video montazhe?

A mundet qe drejtuesi i nje qeverie ne kohen me te keqe per shtetasit e tij gjen kohen dhe poston video te sajuara?

Pa dyshim qe nje njeri normal ne moshen e kryeministrit dhe aq me teper nje kryeminister nuk i ben keto as ne kohe normale.

Po beu i Surrelit nuk ka asnje hall vec se te kenaqe shijet e veta dhe te oborrtareve me shaka banale dhe sajesa pa kripe.

Nga divani i ngrohte i shtepise mund te qeshesh me videomontazhe,por hallet e shqiptareve duhen zgjidhur sa me shpejt. Ndaj boll bere si gaztor se nuk je as ne nivelin e Taulant Balles me kete lloj humori.