Franca shënon 392 viktima nga COVID-19, numri total shkon në mbi 19 mijë

308
Sigal

Franca ka shënuar një rënie të ndjeshme të numrit të viktimave nga COVID-19. Sot ka regjistruar 392.

Tashmë numri total shkon në mbi 19 mijë viktima, por ajo çfarë bie në sy është se për pesë ditë radhazi numri i të shtruarve në spital është në rënie.

Një tjetër lajm i mirë është se për 11 ditë rresht numri i pacientëve me COVID-19 në terapi intensive ka pësuar rënie. Franca ka në këtë terapi 5744 pacientë, po aq sa në 30 mars.