FOTO LAJM/ Protestë e veçantë në Izrael: Kështu po vdesin demokracitë

436
Sigal

Gjithë bota është në karantinë si pasojë e koronavirusit, por në shumë shtete po rritet rreziku i qeverive autoritare për shkak të ligjeve të jashtëzakonshme.

Në Izrael mijëra qytetarë kanë dalë sot në një protestë në mbrojtje të demokracisë. Protesta ka zgjatur disa orë. E veçanta e këtij tubimi është se qytetarët janë mbledhur duke ruajtur distancën, disa metra larg njeri-tjetrit.

Qytetarët janë mbledhur në shesh për të kundërshtuar ligjet e qeverisë për ndalimin e qytetarëve gjatë pandemisë.  Benjamin Gantz, një nga politikanët që drejtoi protestën tha se ligjet e miratuara së fundi nga qeveria janë vdekje e demokracisë. “Kjo është mënyra e re si po vdesin demokracisë. Ato nuk po shtypen me armë dhe tanke, por po vdesin nga brenda”,- tha ai duke ju referuar ligjeve që sipas opozitës kanë rritur arbitraritetin e qeverisë.

Në shumicën e vendeve tubimet janë ndalur për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme. Për të mos cenuar parimin themelor të protestës, në Gjermani Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë një vendim të lejon manifestimet politike nëse zbatohet distanca mes qytetarëve.