‘Shqipëria në terr’/ Blushi: SPAK-u ‘ndriçon’ si yll në fanarin e Partisë dhe ‘ngrohet’ nën sqetullën e Edi Ramës…

68
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me ndërprerjen e pazakontë të energjisë, ku gjysma e Shqipërisë mbeti pa drita për më shumë se një orë.

Në postimin e tij në Facebook, Blushi thekson se Shqipëria është në terr për shkak të korrupsionit, pasi digat janë plotë dhe energji elektrike nuk ka.

‘Miliona euro investime për rrjetin energjitik dhe gjysma e vendit në errësirë totale. Qindra milion euro hanë “Tigri 1” dhe “Tigri 3” (dy TEC-e lundruese në Vlorë) dhe ende nuk prodhojnë asnjë kilovat energji’, shkruan Blushi.

Gjithashtu Blushi ka ironizuar edhe SPAK, që sipas tij “ndriçon” si yll në fanarin e Partisë dhe “ngrohet” nën sqetullën e Edi Ramës dhe Qeverisë.

Postimi i plotë:

Shqipëria në terr për shkak të korrupsionit!

Digat plot dhe energji elektrike nuk ka!

Miliona euro investime për rrjetin energjitik dhe gjysma e vendit në errësirë totale.

Qindra milion euro hanë “Tigri 1” dhe “Tigri 3” (dy TEC-e lundruese në Vlorë) dhe ende nuk prodhojnë asnjë kilovat energji.

Këto janë “krimet intelektuale” që e kanë zhytyr sot vendin në terr.

Shqiptarët në errësirë, SPAK-u “ndriçon” si yll në fanarin e Partisë dhe “ngrohet” nën sqetullën e Edi Ramës dhe Qeverisë.