Kavajë, konfirmohet fitorja e PD-së

528
Në bashkinë e Kavajës janë rinumëruar votat e hedhura gabim në kuti. Edhe pas numërimit, Isa Sakja, kandidati i PD-së për kryebashkiak i Kavajës, ka dalë fitues duke e thelluar diferencën e votave ndaj rivalit socialist, pas numërimit të votave në KZAZ 42. Bëhet fjalë për rreth 60 fletë votimi të hedhura gabimisht nga votuesit ditën e votimeve, në kutitë për zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë. Zgjedhjet në Bashkinë e Kavajës u zhvilluan pas largimit të Elvis Roshit, i cili u prek nga ligji i dekrimalizimit.
Sigal