Koronavirusi në Shkodër/ Spahia: Numër i ulët testimesh, përpjekje për të fshehur viktimat me patologji të tjera

346
Sigal

Ish-deputet i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, në një lidhje me “Ditari” në A2, ka deklaruar se “strukturat përgjegjëse kanë treguar papërgjegjshmëri” në përballjen e situatës.

“Duhej që strukturat të kishin marrë masat me kohë, shtohen përditë personat e prekur, ndërsa nuk ka rritje testimesh. Ka një numër tepër të ulët testimesh në Shkodër. Janë 5 viktima të konfirmuara nga koronavirusi në qytet. Ka një përpjekje për t’i quajtur si viktima të patologjive të tjera. E thonë të gjithë specialistët në botë që koronavirusi ndikon në rëndimin e gjendjes shëndetësore”, tha Spahia.

“Arsyeja e shfaqjes së këtij virusi ka qenë kthimi i emigrantëve nga jashtë, në një moment kur duhet të ishin në kontroll kufijtë. Është vërtetuar lidhja e rasteve me persona të ardhur nga Veriu i Italisë. Ne i lamë hapur kufijtë, kjo është normale, por duheshin karantinuar këta persona dhe të ishin ndjekur nga strukturat shëndetësore”, shtoi Spahia.
Sipas ish-deputetit, “nuk bëhet hetimi epidemiologjik me 54 testime në ditë maksimumi”.