Kapet ‘skifteri’ i Pogradecit, policia arreston 25-vjeçarin

512
Sigal

Një person është arrestuar ditën e sotme nga policia pasi u shpallë përgjegjës për një sërë vjedhjesh kryesisht të oriendive shtëpiake.

Sipas njoftimit të policisë 25-vjeçari me iniciale D.R., i është dhënë masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja”.

Ja njoftimi i plotë I policisë:

Pogradec

Zbardhen disa vjedhje të ndodhura në qytetin e Pogradecit, policia ndalon autorin e dyshuar të tyre.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore, si edhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar të tyre, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim policor D.R.,25 vjeç, banues në Pogradec.

Ndalimi i tij u bë pasi, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 16.04.2019, në lagjen nr 4, ku ky shtetas ka vjedhur një televizor në banesën e shtetases V.M.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, shtetasit të mësipërm iu dokumentua autorësia me prova ligjore edhe për 3 vjedhje të tjera të ndodhura në datën 18.05.2019, ku 25 vjeçari ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit A.K., si edhe ka vjedhur disa orendi e materiale të ndryshme në një pallat dhe në një kopsht fëmijësh, në lagjen nr 2 në Pogradec.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.