Dy të rinj kapen me kokainë dhe thikë me vete. Katër persona arrestohen në orët e fundit

238
Sigal

Në orët e fundit policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Kështu, në pranga u vunë shtetasit M. S., 28 vjeç dhe E. P., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre në kohë dhe vende të ndryshme nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” shtetasit M. S., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë, ndërsa shtetasit E. P., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë e ftohtë (thikë).

Po ashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. M., 43 vjeç, pasi në rrugën “Abdi Toptani”, ka prishur qetësinë publike dhe ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Bashkiake.

Ndërsa specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. L., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.13 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.