Çfarë po ndodh te Kryeministria pak minuta para nisjes së protestës së opozitës?

22
Sigal

Ndërsa na ndajnë dhe pak minuta nga nisja e protestës së opozitës, policia ka nisur të organizohet për këtë demonstratë.

Mësohet se efektivë të shumtë po vendosen në rresht përpara godinës së Kryeministrisë.

Është vënë re një prani e shtuar e efektivëve pranë Kryeministrisë dhe përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Nga opozita është lajmëruar një protestë paqësore. 20 shkurti u zgjodh si ditë proteste nga PD-ja e bashkuar, për shkak se në këtë datë u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha.