Koronavirusi/ Tabaku: Paratë e PPP-ve mund të përdoren për të testuar sa më shumë qytetarë

193

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar se qeveria duhet të miratojë një paketë në mbështetje të ekonomisë, pas përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.

Ajo thekson se paratë PPP-ve mund të përdoren në rritjen e kapaciteteve për të testuar sa më shumë qytetarë.

“FMN në deklartën e saj nënvizonte se buxheti i shtetit nuk ka hapësirë për t’iu përshtatur krizave për shkak të keqmanaxhimit, borxhit të lartë dhe faktit se ajo ka angazhuar miliona euro në kontrata koncesionare me risk të lartë për buxhetin. Prandaj, sipas FMN, është e nevojshme që të manaxhohen fondet e tërmetit me transparencë dhe në ndihmë të atyre në nevojë.

Propozimet e PD janë të drejta dhe realiste. Të ideuara për të stimuluar tregun e punës, për të kompensuar humbjen e të ardhurave tek biznesi familjar apo ai i prodhimit madje dhe për të nxitur komsumin. Nëse nuk mbështetet sot ekonomia kur do të mbështett?”, shkruan Tabaku në Facebook.

Postimi i plotë:

Shqiperia ka nevoje per frymemarrje ne ekonomi! Sot, çdo vend ka ndërmarrë masa drastike per t’iu përgjigjur krizës së Coronavirus. Çdo qeveri, ka miratuar paketa në mbeshtetje të ekonomisë dhe krizës që Coronavirus ka sjellë per biznesin. Ato, variojnë që nga ndihma direkte me fonde deri tek pezullimi i taksave. PD dhe aleatët kanë qenë konstruktivë duke propozuar masa konkrete që të ndihmojnë ekonominë.

Ekonomia jonë trashëgon një krizë të thellë në këto 7 vite si pasojë e politikave të gabuara fiskale dhe strukturore ekonomike. Konsumi në kushte normale ka qenë i ulët dhe është tejet e pritshme që situata e krijuar këto ditët e fundit dhe në javët në vijim do të prekë edhe më shumë këtë krizë të thellë që do trashëgohet.

Në një situatë të tillë, një qeveri e shëndoshë mendërisht mendon përtej ditës së sotme. Por kokëfortësia aktuale prodhon një dyfishim të krizës, pasi qeveria ende nuk ka ndërmarrë një vendim për të pezulluar pagesat e koncesioneve siç u propozua nga PD. Paratë e PPP-ve mund të përdoren fare mirë në rritjen e kapaciteteve për të testuar sa më shumë qytetarë dhe për të qenë më të pranishëm në këtë kohë krize.

Sot buxheti i shtetit duhet të jetë në funksion të krizës dhe mjekëve. Nuk mjafton duartrokitja për ta por duhen ndihma reale në buxhet. Sikundër duhet ndihma për 100 000 biznesetë vogla, duhet një ndihmë për bizneset e mesme që kanë mbyllur aktivitetin por që do të kenë më pak para në xhepin e tyre. Duhet një rrugë zgjidhje për 350 000 profesioniste te lire e per punonjësit që do të marrin më pak parà si rrogë në fund të muajit. Ekonomia do çliruar dhe konsumi do ndihmuar! Shqipëria duhet qeverisur qofte krizë, pandemi apo situatë emergjence!

Njësoj si opozita dhe propozimet e saj mendon edhe FMN, e cila me një deklaratë të pak ditëve më parë i shprehu këto shqetësime që kaluan në heshtje. Me të drejtë vëmendja sot është e drejtuar për të mposhtur këtë pandemi, por vëmendja e qeverisë është për të manaxhuar pandeminë ekonomike që do pasojë këtë pandemi virale.

FMN në deklartën e saj nënvizonte se buxheti i shtetit nuk ka hapësirë për t’iu përshtatur krizave për shkak të keqmanaxhimit, borxhit të lartë dhe faktit se ajo ka angazhuar miliona euro në kontrata koncesionare me risk të lartë për buxhetin. Prandaj, sipas FMN, është e nevojshme që të manaxhohen fondet e tërmetit me transparencë dhe në ndihmë të atyre në nevojë.

Në të njëjtën linjë me PD edhe FMN ka sugjeruar se është e nevojshme të ndryshohet buxheti i shtetit për t’u mbështetur ata që më shumë kanë nevojë për të përballuar këtë situatë krize dhe pandemie. Prandaj ajo këmbëngul që kjo situatë mos përdoret për të cënuar ekonominë me amnisti fiskale të pandershme dhe antiligjore apo dhe mos përdorimin e ekonomisë për skema mafioze.

Propozimet e PD janë të drejta dhe realiste. Të ideuara për të stimuluar tregun e punës, për të kompensuar humbjen e të ardhurave tek biznesi familjar apo ai i prodhimit madje dhe për të nxitur komsumin. Nëse nuk mbështetet sot ekonomia kur do të mbështett?
Shqipëria sot është në krizë të thellë e cila fatkeqësisht do të thellohet edhe më shumë pas kësaj pandemie. Mungesa e vizionit, rritja e korrupsioni shoqëruar me një paaftësi dhe symbylltësi kanë prodhuar një situatë të pakëndshme ekonomike!

Herët apo vonë shqiptarët do të përballen me nje tjetër pandemi nëse qeveria nuk ndërmerr hapat e propozuara për të shpëtuar ekonominë e gjithsecilit prej nesh. Sot Shqipëria ka nevojë për masa emergjente! Për më shumë opinioni FMN.