Samit dhe protestë/ Sa demokratë janë nisur nga rrethet drejt Tiranës për t’iu bashkuar tubimit të opozitës?

108
Sigal

Teksa ditën e sotme zhvillohet Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, gjithashtu në të njëjtën kohë pritet të mbahet edhe protesta e thirrur nga opozita kundër qeverisë Rama.

Sipas burimeve të deritanishme, shumë qytetarë janë duke u bashkuar në kryeqytet, për të protestuar për të drejtat e tyre.

Drejtues të degëve të PD-së në Krujë kanë raportuar se rreth 700 demokratë kanë mbërritur në Tiranë që mbrëmjen e shkuar, duke u strehuar të familjarët dhe miqtë e tyre.

Gjithashtu edhe rreth 250 simpatizantë të PD-së janë nisur nga dega në Korçë. Për më tepër, 100 të tjerë janë nisur nga Devolli, 30 nga Pogradeci dhe 50 nga Maliqi.

PD dega Fier është organizuar për protestën qe zhvillohet ne Tirane. Sipas kryetarit Rrapi Gjika janë nisur rreth 1000 persona me makina private qe ne oret e para te mëngjesit ne mënyre qe te shmangin trafikun, vonesat si dhe problematikat e ndryshme qe mund te ndodhin gjate rrugës.

Mësohet se protestuesit jane nisur heret ne mengjes, ndersa ka pasur prej tyre qe kane shkuar drejt kryeqytetit nje nate me pare.

Ndërkohe burime prane PD dega Patos bejne me dije se jane nisen qe ne oret e para te mengjesit rreth 50 persona me makina private. Edhe nga Mallakastra e Roskoveci jane nisur rreth 200 persona qe do te behen pjese e protestes.

Kujtojmë se protesta pritet të fillojë në orën 12:00, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, i cili është i bllokuar nga forca të shumta policie.

Gjithashtu shumë rrugë në Tiranë janë të bllokuara, në kuadër të masave të sigurisë së Samitit.