Qan hallin e demokratëve/ Mbi 29 milionë lekë në muaj paga e çmendur e kunatit të Bashës, Erjon Isufit

1029
Sigal

Skandali i rrjedhjes në publik të pagave për rreth 630 mijë shqiptarë ka nxjerrë në pah ndër të tjera fijet e thella të lidhjeve të familjarëve me politikën.

Ajo që bie në sy është rroga stratosferike e kunatiti të Lulzim Bashës, Erion Isufit i cili në dukumentat e rrjedhura nga tatimet figuron me një rrogë mujore 29 milionë lekë paga në muaj.

Siç shikohet nga dokumentat e mëposhtëm të siguruar nga gazeta shqip kunati i Bashës, Erion Isufi është Drejtor ekzekutiv në 5 kompani dhe Administrator në 1 kompani. Pagat stratosferike të kunatit të Bashës, lënë pas të gjithë emrat e tjerë.

Tashmë që Bashës i dhimbset më së shumti fati i shqiptarëve kunatit të tij po i shtohen milionat.

Qan hallin e demokratëve/ Mbi 29 milionë lekë në muaj paga e

Por kush është kunati i zotit Basha që të gjithë demokratët po e sulmojnë këto ditë?

Ai quhet Erion Isufi dhe për herë të parë i ka dalë emri në publik kur Basha si kryetar bashkie i Tiranës vendosi kioskat te zona e pedonales.

Në atë kohë, Isufi u akuzua si sekser qe merrte para për organizimin dhe vendosjen e atyre kioskave.

Gjithashtu, emri i tij u lakua kur u dhunuan romët që mblidhnin kanaçe në Tiranë, për shkak se Isufi do të hapte vetë një biznes për riciklimin e mbetjeve të aluminit.

Akuzat që bënin disa nga figurat e Partisë Demokratike kanë të bëjnë me rolin e madh që po merr Isufi në vendimmarrjen në parti, duke ndikuar drejtpërdrejtë te Basha.