U rrëzua në Ishëm/ Çmontohet dhe largohet nga Shqipëria avioni i pilotit Guido Guidi

530
Avioni i pilotuar nga Guido Guidi, që në shtator të vitit të kaluar u rrëzua në grykëderdhjen e lumit Ishëm, shkon në duart e pronarëve legjitimë. Ditën e sotme është çmontuar dhe larguar nga vendi ku u rrëzua, avioni tip “Piper”.

Largimi i avionit italian pranë Ishmit erdhi pas vendimit të Prokurorisë, dhe të pranishëm në vendngjarje ishin përfaqësues të kompanisë dhe ekspertë të fushës.

Sigal

Me urdhër
të prokurorëve, Doloreza Musabelliu dhe Përparim Kulluri, avioni “Piper” do t’i
kthehet presidentit të “Aeroclub Savona”, Mauro Zunino.

Në urdhër thuhet se, Prokuroria për Krime të Rënda ka nën hetim procedimin penal me nr.188 të vitit 2016 ndaj të hetuarit Guido Guidi i dyshuar për trafik narkotikësh mbetur në tentativë.

Në kuadër të këtij hetimi, Guidit iu sekuestrua avioni “PIPER PA 32”, i cili u la në ruajtje në fshatin Godull.

Meqenëse veprimet hetimore me këtë avion në pronësi të shoqërisë “Aeroclub Savona” kanë përfunduar, dhe rezultoi se ai nuk paraqet më rëndësinë e provës për hetimit, u vendos që t’i kthehej pronarit. Pas kësaj Prokuroria për Krime të Rënda njoftoi pronarët e mjetit që të merrnin në dorëzim “Piperin”.

Pavarësisht se urdhri mban datën 31 janar 2017, vetëm sot përfaqësues nga kompania “Aeroclub Savona” mbërrite në Shqipëri për të tërhequr “Piperin”.

Ndërkohë, nga ana tjetër piloti i hetuar, i ka thënë lamtumirë Shqipërisë dhe është larguar drejt Italisë, sapo Gjykata caktoi ndaj tij masën e sigurisë garanci pasurore.

Guidi ka shprehur gatishmërinë të paraqitet para prokurorëve sa herë të jetë e nevojshme për hetimin e çështjes. Në fakt ndonëse kanë kaluar 6 muaj nga dita kur avioni u rrëzua, Prokuroria nuk ka vërtetuar nëse me të do të kryhej trafik droge.