Hetim ndërkombëtar për firmat koncensioare

Shitja e 100% të aksioneve të kompanisë që ka të drejtat ekskluzive për kërkimin dhe prodhimin e naftës në zonat më të mëdha në Shqipëri, “Bankers Petrolium” dhe firmës kineze “Geo Jade Petrolium” po hetohet nga Autoriteti i Konkurrencës. Ky institucion ka njoftuar përqendrim paraprak të tregut deri në përfundim të hetimit. Momentalisht ka filluar kontrolli për mënyrën e përfitimit të të drejtave të kësaj kompanie si dhe për të parë nëse ka ose jo kufizim të tregut. Autoriteti i ka kërkuar shoqërisë kineze dokumentet që provojnë se përfitimi nga firma që sapo ka blerë nuk bëhet për interesa të një pronari të vetëm. Në kërkimet e autoritetit të konkurrencës ka rezultuar se pronare e “Geo Jade Petroleum Corporation” është “Charter Power Investment Limited”, një shoqëri publike kineze e organizuar sipas legjislacionit të këtij shteti. Pas 30 ditësh konkurrenca do të shpallë vendimin nëse ka apo jo kufizim të tregut. Në datën 14 prill “Bankers” shiti aksionet për 407 milionë dollarë dhe në datën 31 maj do të mbahet një takim special mes aksionerëve të të dy palëve për të miratuar planin e propozuar të marrëveshjes.

Njoftimi i plotë i Autoritetit të Konkurrencës

Rasti: Përftim kontrolli Geo Jade Petroleum Corporation – Bankers Petroleum Ltd
Në datën 14 Prill 2016, Autoriteti i Konkurrencës ka marrë njoftimin e transaksionit të realizuar në bazë të “Marrëveshje organizimi” i nënshkruar midis “Charter Power Investment Limited” (Mëma e Blerësit), 1958082 Alberta Ltd (Blerësi) dhe “Bankers Petroleum”, më datë 19 Mars 2016, me objekt përftimin të kontrollit te plotë dhe të vetëm, nga “Geo Jade Petroleum Corporation” të “Bankers Petroleum Ltd”. (Targeti), me anë të përftimit të të gjithë kapitalit aksionar në këtë të fundit. Veprimtaria e palëve pjesëmarrëse: “Geo Jade Petroleum Corporation” është një shoqëri e aksionare e me ofertë publike e organizuar sipas legjislacionit të Republikës së Kinës. Shoqëria është aktive në kërkim-zhvillimin e naftës dhe të gazit; “Bankers Petroleum Ltd” është një shoqëri që funksionon në bazë të legjislacionit Kanadez dhe me veprimtari të kërkimit dhe prodhimit të gazit dhe naftës në Shqipëri. Në Shqipëri shoqëria vepron me anë të dy degëvë të saj “Bankers Petroleum Albania Ltd” dhe “Sharewood Petroleum Ltd”. Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenet 10, pika 1, shkronja b), 12, pika 1) të Ligjit. Autoriteti fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. Opinionet duhet të paraqiten jo më vonë se 15 ditë nga publikimi i këtij njoftimi.
NOA