Drejtësia të prangos Haxhinaston e Xhikën, korrupsioni i tyre me tenderët e rrugëve ka vrarë 123 njerëz në 30 muaj

587
Përsëri ditën e shtunë, në Durrës ndodhi një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e dy të rinjve dhe plagosjen e 4 të tjerëve. Shkak ka qenë mungesa e plotë e sinjalistikës rrugore, devijimi i dhe mos zbatimi i projektit të rrugës, mungesa e plotë e elementëve mbrojtës metalikë anësorë dhe shpërfilla e drejtuesve të dy institucioneve qendrore të ndërtimit, rikonstruksionit dhe mirëmbajtjes së rrugëve, konkretisht e ministrit Edmond Haxhinasto dhe e Drejtorit të Rrugëve Dashamir Xhika. 
Aksidentet kanë si shkak aferat me tenderët, prej dyshes Haxhinasto-Xhika 
Aksidentet e shumta që ndodhin e po marrin pothuajse përditë jetë njerëzish, nuk kanë si shkak as shpejtësinë, as pagjumësinë, as pijen alkolike të drejtuesve të mjeteve, por vetëm mungesën e standardeve të rrugëve, për të cilët janë hedhur e po hidhen miliarda lekë për mirëmbajtje, ndërtim e plotësim standardesh të sigurisë dhe përsëri rezulton se janë plotësisht të pa sgiruta, mbasi edhe pse janë bërë e financuiar tenderët, faktet e zbukuara edhe nga KLSH dhe gjendja fizike e rrugëve, tregojnë se 60% e këtyre tenderëve janë bërë me dosje për punime fiktive! E ndërsa përditë virten njerëz në aksidente rrugore për shkak të pasigurisë dhe mungesës së plotë të sinjalistikës rrugore, ministri Haxhinasto del ekraneve dhe deklaron se rrugët janë me standarde fizike, mbrojtëse e sinjalistike! Por në fakt nuk ajnë. mjafton të kujtojmë aksidentin e rëndë që ndodhi në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë që shuajti jetën e 2 fëmijëve 5 e 3 vjeç e që për shkak të korrupsionit e klientelizmit me biznesin e vartësit të Haxhinastos çoi në pranga 3 zyrtarë të vegjël firmosës të dosjeve, por jo urdhëruesit dhe shkaktarët e krijimit të kushteve të ndodhjes së aksidentit, konkretisht ministrin Haxhinasto dhe drejtorin e rrugëve Dashamir Xhika, të cilët duheshin prangosur për krijim kushtesh vrasjeje në rrugë me paramendim prej një aferë korruptive-klienteliste, që bëri ndryshimin e projektit dhe eliminoi elementët mbrojtës anësorë të rrugës dhe sinjalistikën orientuese të këtij aksi rrugor. Vetëm 1 muaj më aprë, po në këtë aks rrugor humbën jetën 3 të rinj të cilët përfunduan në kanal me ujë për shkak të ndriçimit dhe mungesës së barrierave mbrojtëse anësore të rrugës! katër ditë më parë, në aksin Fier-Levan u përmbys autobusi me 13 studentë dhe prej përplasjes humbi jetën drejtuesi i një automjeti. kjo ndodhi për shkak të mungesës së elementëve mbrojtës dhe mungesës së plotë të sinjalistikës e për më tepër për shkaka të cilësisë teknike të rrugës. përditë ndodhin aksidente. në aksidentin e ndodhur ditën e shtunë në Durrës ku u vranë dy të rinj, u arrestua drejtuesi i plagosur i mjetit, po ndiqet në gjendje të lirë drejtuesi i firmës së mirëmbajtjes së rrugës, por nuk po preken ministri Haxhinasto e drejtori Xhika, këta dy shkaktarë të e aksidenteve që ndodhin prej aferave korruptive me tenderët e rrugëve, 60% e fondeve të të cilëve nuk investohen konkretisht në ndërtimin, rikonstruksionin dhe mirëmbajtjen e rrugëve e plotësimin e tyre me elementë sigurie e sinjalistike, por vidhen me letra e dosje fiktive që firmosen prej dyshes Haxhinasto-Xhika. 
————————————-
Drejtori i rrugëve në Gjirokastër Dhimitër Nasi po vazhdon krimet me tenderët e rrugëve, prokuroria hesht 
Gazeta “Telegraf” ka denoncuar publikisht me fakte skandalet e Drejtorit Rajonal të Rrugëve në Gjirokastër, “oktapodit” të korrupsionit Dhimitër Nasi, i cili nuk preket administrativisht e nuk çohet për ndjekje penale mbasi ka mbrojtjen e plotë të “bajraktarit” të drejtorisë së rrugëve të Shqipërisë Dashamir Xhika, të ministrit “bankë” Edmond Haxhinasto dhe të deputetit sekser e “mjelës” që e ka graduar “Mitin” e mirënjohur të Përmetit me klientelizëm e “investim” edhe në këtë kolltuk të tretë ku bëhen miliarda me tendera rrugësh, me ç’emërime e emërime zyrtarësh , specialistësh e deri punëtorësh fakira “lopataxhinj” nëpër zona! Atë që nuk ka dëshirë ta bëjë ministri, drejtori, deputeti “skuth” i zonës dhe drejtësia lokale, nuk po e bënë as drejtësia qendrore, paçka se ka mbi tavolinë mbi 215 denoncime konkrete për pazare të pista me tenderët, si dhe një raport të KLSH që ka zbuluar krime ekonomike financiare me tenderët e rrugëve në rajonin rrugor të Shqipërisë, të bëra nëpërmjet projekteve, investimeve, tenderëve e pagesave fiktive të situacioneve të rrugëve! Faktet janë konkrete, por drejtësia hesht. Nuk paragjykojmë dhe nuk theksojmë atë që drejtori Dhimitër Nasi e deklaron me mburrje, që “Nuk më prek dot as drejtoria, as ministria, as qeveria, as deputeti zonës e as drejtësia, mbasi i kam “lyer” të gjithë me “qoka”! Skandali më i rëndë, që tregon se drejtori i rajonit rrugor jugor Dhimitër Nasi e ka futur në “kthetra” edhe drejtësinë në Gjirokastër është Vendimi Nr. 57, datë 28. 01. 2016, me Nr. 123 Regjistri Themeltar i Gjykatës Administrative të Gjirokastrës i datës 28 janar 2016, drejtuar nga gjyqtari i kësaj gjykate Elidon Papazisi, me sekretare Elvana Shabani, me datë regjistrimi të çështjes më 18. 01. 2016, i cili në datën 12. 02. 2016 rezulton me firmë e me vulë të Kancelares së Gjykatës Dhurata Abazi, se ky vendim ka marrë “Formë të prerë”, firmosur e vulosur në datën 15. 02. 2016. Por 2 muaj më pas, konkretisht në datën 15. 04. 2016, po kancelarja e kësaj gjykate zonja Dhurata Abazi ka lëshuar një tjetër deklarim zyrtar shkresor me shkrim dore e me vulë të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, që deklaron: Ky vendim gjyqi, është ankimuar nga drejtoria Rajonale e Rrugëve Gjirokastër”! Të njëjtin vendim edhe të “Formës së prerë” edhe “Ankimuar” drejtori Rajonal i Rrugëve në Gjirokastër Dhimitër Nasi e ka përdorur si “dokumente zyrtare” në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, në Prokurori, në Komisionin e Prokurimit Publik, në Agjencinë e Prokurimeve Publike të Shqipërisë dhe madje edhe në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave të Drejtorisë së Rrugëve Rajonale Gjirokastër. përse heshtet, për këtë akrobaci korruptive edhe me vendimet e gjykatave, të cilat i drejtori nasi i ka bërë në interes të aferës së tij korruptive me tenderin 313 milionë lekë! Ky është vetëm një skdanl-krim. Por dosja e zezë e abuzimeve të tij me tenderët dhe me punimet e rrugëve ëshët e tejmbushur e duhet hapur urgjent prej drejtësisë…
——————————- 
Edhe rajoni rrugor verior, kontratë tenderi 1.3 miliardë lekë në maj 2016 për… mirëmbajtjen e rrugës në nëntor 2015!
Çudirat e tenderëve korruptiv që vazhdon të bëjë klika e krimit financiar “Haxhinasto-Xhika” me fondet publike të rrugëve, janë të shumta, madje aq aventurizëm sa mund të quhen çmenduri për nga guximi e heshtjes së firmave e vulave edhe prej drejtorëve rajonal. ashtu siç u veprua prej drejtorit rajonal të rrugëve jugore me tenderin fiktiv e të falsifikuar të procedurës prokuruese për mirëmbajtjen dimërore të vitit 2015 të rrugës K/Dhuvjan-Libohovë+Rruga Valare-Erind-Çajup, me gjatësi 28 kilometër e me vlerë tenderuese 313 milionë lekë, por që kontrata u lidh në prill 2016, kështu ëshët vepruar edhe nga drejtoria rajonale veriore e rrugëve në Shkodër, me tenderin për mirëmbajtjen e një aksi rrugor në këët zonë për dimrin 2015, por që kontrata për këtë tender e ëpr këto punime është lidhur në muajin maj 2016. Po flasim konkretisht për këtë skandal, të cilin sot po e denoncojmë si aferë e plotë korruptive dhe falsitet procedurash e punimesh, ndërsa në vijim do ta zbardhim të plotë, duke i kërkuara drejtësisë të marrë në hetim autorët e këtij skandali. Ja çfarë ka ndodhur me këtë tender? në Buletinin e prokurimeve Publike nr. 19, datë 16 maj 2016 është njoftuar fituesi dhe lidhja e kontratës për një tender që me buxhetin e shtetit, nga kupola “Xhika” financohet prokurimi për të mirëmbajtur rrugën Krumë-Qafë Prush-Plepa në muajt e dimrit nëntor-dhjetor 2015 dhe në muajt janar-shkurt 2016. Fondi i këtij tenderi është 109 milionë, 626 miëj e 702 lekë, pa vlerën 20% TVSH. Për çudi tenderi është zhvilluar në datën 26. 10. 2015. Por klasifikimi fituesit është bërë në datën 13. janar 2016, ndërsa shpallja e lidhjes së kontratës me firmën fituese është bërë në datën 19 maj 2016 e po kështu kontrata është lidhur në muajin maj 2016, për të mirëmbatjur rrugën në dimrin 2015! Edhe ky tender ka kaluar në “shtrungën” e gjykimit të KPP e cila i ka mbyllur “pazaret” e këtij tenderi fiktiv me vlerë 1.3 miliardë lekë, ashtu “siç duhej” e sic ishte “lënë porosi” nga klika korruptive Haxhinasto-Xhika, shpallur prej KPP “Këri” me Vendim Nr. 22.2016, datë 13.01.2016, por me njoftim klasifikimi të bërë mbi 4 muaj më pas, konkretisht në datën 03. 05. 2016! 
Sigal