Në RTSH Shkollë, leksione online të matematikës për nxënësit e klasave 1-3

1380
Sigal

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Besa Shahini, ka publikuar programin mësimor për ditën e hënë nër RTSH Shkolla.

Sipas Shahinit, sot në mëngjes do të zhvillohet mësimi i Matematikës nga klasa e parë deri në klasën e tretë.

“RTSH Shkollë, sot, ora 10:30-12:00 do të transmetohen këto leksione matematike nga mësueset Silvana Memo dhe Nexhmije Allkja (klasa 1), Kristina Gega (klasa 2) dhe Teuta Biçaku (klasa 3)”, – njofton Shahini.

Pas orës 12:00, leksionet i gjeni në kanalin youtube të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë:
https://www.youtube.com/channel/UC21Y6wkN3En_HKFdt4yWxMQ

L'immagine può contenere: testo