“Bota drejt një krize ekonomike si në 2008″,Ardian Civici: Qeveria të rishikojë buxhetin

568
Sigal

Eksperti i ekonomisë, Ardian Civici në një lidhje telefonike me News 24, deklaroi se në kushtet e emergjencës shëndetësore, vendi rrezikon të kalojë një emergjencë edhe më të madhe, atë ekonomike, në rast se qeveria nuk ndërmerr hapa konkrete.

Më të rrezikuarat sipas tij, do jenë fasoneritë dhe call center.

“Kërkohet ndërhyrje emergjente në ekonomi. Fasoneria dhe call center kanë nevojë për një paketë ndihme ekonomike. Situata ku ndodhemi do prekë edhe bankat, përballimi i situatës ka një kosto.

Në këtë fazë, duke pasur parasysh se çfarë po bëjnë edhe vendet e tjera, kërkohet ndërhyrje emergjente për të mos e lënë që dëmi ekonomik ta tejkalojë dëmin shëndetësor”,– tha Civici.

Eksperti i ekonomisë tha se për të përballuar këtë situatë qeveria duhet të rishikojë buxhetin e vitit 2020.

“Të bëhet një paketë e plotë nga qeveria, të rishikohet buxheti i vitit 2020. Pritet një krizë globale financiare si ajo e vitit 2008, ajo që po ndodh në shkallë globale do ndodhë edhe në shkallë lokale.

Edhe tejkalimi i borxhit apo deficitit është i lejueshëm në këto moment të vështira, nëse do vazhdojmë edhe 2 tre javë me këtë situatë kërkohet ndërhyrje urgjente, duhet paketë e veçantë për të mbështetur konsumin”,- tha ai.