Gjithmonë diktatorët, mbështesin njëri-tjetrin

247
Sigal

Engjëll Musai
Drejtor i Gazetës “Telegraf”   

Analiza/ Engjëll Musai: Deklarata e piktorit për “Grusht Shteti” ishte një grackë e ngritur prej “Rilindjes”, për të tërhequr vëmëndjen nga gjoba 118 milion euro të Gjykatës së Arbitrazhit dhe abuzimet, që kapin shifrat e miliardave në Albcontrol. Pas shitjes së ‘Detit’ tek grekët, edhe ‘Ajri’ i jepet turqëve, pasi sektin e “Rilindjes” e sfidojnë bandat dhe oligarkët, të cilët kanë zëvendësuar Shtetin dhe Ligjin. Shpallja nga Albcontroll e tenderit dy ditë më parë dhe zhvillimi i tij brenda 24 orëve, alarm për të bllokuar auditimin e tenderave apo për ta dhënë me koncesion ?!

Partinë e Rilindjes e sfidojnë plehrat nga të katër anët e Shqipërisë, e sfidon varfëria e tejskajshme, e sfidojnë fëmijët në krahët e nanave që u fshijnë lotët kur u rrjedhin faqeve, e sfidon e drejta e fjalës dhe Lirisë së mohuar, e sfidojnë PPP, miliardat e abuzimeve dhe kreditë që kanë shkuar në drejtim të paditur …. Zoti Rama, ju që predikuat ta quanit vet-veten si e “Ardhmja e Ballkanit” nuk keni mësuar asgjë nga kultura e popujve fqinje, pasi jeni mbeshtetur vetëm tek kultura e pushtuesve turk dhe atij serb….

Pak ditë më parë kryeministri Rama i ndodhur në sheshin e Tepelenës, ku në një krah ishin magazinat e dikurshme të  armatimit dhe municionit të monizmit që do na mbronin nga imperializmi amerikan dhe kapitalizmi europiano-perëndimor dhe nga krahu tjetër plantacionet e Rilindjes, që gjelbëruan me hashash Shqipërinë dhe që na nxinë faqen në sy të botës. Pikërisht i ndodhur midis magazinave të  çarmatosura dhe aromës trullosëse të hashashit që flladi i lehtë i Vjosës e përcillte deri në sheshin e Ali Pashë Tepelenës, krye-Rilindasi hodhi kushtrimin se në Tiranë 60 punonjës të Albkontrollit , kanë organizuar “Grusht-Shteti”. Me marrjen e kushtrimit ministri Mbrojtjes Niko Peleshi, dhe ministria Balluku organizuan Forcat e Armatosura, grupet speciale dhe policinë sekrete të armatosur gjer në dhëmbë, me tanke, autoblinda dhe mjete të tjera të rënda dhe zbarkuan në aeroport. Madje disa prej tyre u arrestuan falë militantizmit të oficerëve të policisë gjyqsore të instaluara në Policinë e Rilindjes Shtetërore duke shkelur në mënyrë flagrante të gjitha ligjet e shtetit dhe për të cilat shumë shpejt do të japin llogari.Shërbëtorët e Rilindjes nuk kursyen  as studiot e televizjoneve kombëtare ku këta kontrollorë po sqaronin babëzinë dhe makutërinë e qeveritarëve, duke na kujtuar arrestimet e “grusht-shtetit” të sivëllaut të tij, Erdogan. Kjo “ Grackë ” e ngritur dhe ideuar nga Krye-Rilindasi, ishte ndoshta më e rëndësishmja pas asaj  të vitit 1974 -1975 kur u goditën “Grupet Puçiste “ në Ushtri dhe Ekonomi nga udhëheqësi i tij shpirtëror i klanit të ‘Bllokut’. Madje njëri prej “puçistëve” kryesorë ishte edhe pasardhësi i vetë znj.Balluku. Por, pasi i arrestuan për gjithë natën  gjysma e “puçistëve” na doli se ishin familjarë të kabinetit qeveritar të Ramës, listës së deputetëve të  PS, drejtorëve, kryebashkiakëve të Rilindjes, shokëve të shoqeve dhe shoqeve të shokëve të vetë Kryerilindasit. Edhe pse ky  ‘operacion’ dështoi , Rilindja është gjithsesi krenare. Por Rama nuk e la me kaq. Ai nisi importimin e aziatikëve  duke zëvendësuar të punësuarit shqiptarë që nuk janë larguar nga vendi por kanë zgjedhur të punojnë dhe jetojnë në Shqipëri.

Premtimi i Ramës:  “Nuk keni parë gjë akoma”  

Kur Edi Rama erdhi në pushtet si përfaqësues i së majtës, shumica e shqiptarëve shprehën ngazëllimin e tyre  se më në fund një parti, që ka si prioritet shtresat në nevojë do ti nxjerri shqiptarët nga varfëria dhe do të hapi rrugën drejt Perëndimit duke bërë realitet amanetin e shqiptarëve dhe rinisë studentore të viteve 1990 që protestuan, u burgosën dhe u vranë pasi e donin Shqipërinë si gjithë Europa. Por, “dardha e ka bishtin mbrapa”, thotë një shprehje e urtë,  e të shumëvuajturit popull. Pasi Rama vetëm social nuk ka qënë, por është shtirur si i tillë. Vetëm human nuk ka qënë edhe pse deklaroi “shëndetësinë falas”, por përkundrazi ai ka qënë dhe do të mbetet një “harbut” , një demagog, hipokrit, autokrat, arrogant dhe një “ batakçi” që nëpërmjet monologjeve të tij kërkon të mashtroj dhe mbajë rreth vetes ata pak militantë që i kanë mbetur. Ai shpartalloi dhe fshiu gjithçka nga historia dhe vlerat e Partisë Socialiste. Madje edhe figurat kryesore , profesorët, intelektualët, akademikët dhe shkenctarët e saj i largoi, i denigroi dhe i zëvendësoi me çupkat dhe cunat e bashkisë, me shokët e shoqeve dhe shoqet e shokëve. E vetmja gjë të cilës i besojmë tek  Edi Rama në këto 21 vite pushtet,  si ministër, si kryetar bashkie i Tiranës dhe Kryeministër është shprehja e famshme në Kuvendin e Shqipërisë: “Nuk keni parë gjë akoma”. Kjo po. Kjo është e vërtetë. Mes shumë zullumesh, shkeljesh ligjore, abuzimesh, vjedhjesh, korrupsioni galopant, marrja e kredisë në emër të shqiptarëve të cilat  i bëri “rrush e kumbulla” jo pak por 7.2 miliard euro vetëm në shtatë vite e gjysëm pushtet.Madje këto fakte janë bërë publike edhe nga DASH, Transparenc Internacional, VOA, BE, FMN, BB dhe të gjitha organizmat e tjerë europiane dhe botërore, Edi Rama po shet edhe integritetin kombëtar. E filloi me PPP e shëndetësisë, pazaret për Kosovën, minierat, naftën, shitjen e Detit, Portin e Durrësit dhe tani i ka i ardhur radha Albkontroll-it  të vetëm aeroport ndërkombëtar në vend.

“Të verifikohen  shpenzimet e luksit në godinën e cila pasi u ngrit me të gjitha parametrat që kërkonte BE ku u harxhuan 37 milionë euro dhe pas tre vitesh  janë harxhuar miliona të tjera për ta ribërë nga e para me firmën e Carapulit ?!”

“Grusht Shteti” apo “Gracka Rama” për të tërhequr vëmëndjen nga marrëzia 118 milion euro e gjykatës së Arbitrazhit ?!

Përkufizimi i fjalës” Grush Shteti”, njihet  ndërkombëtarisht edhe si “coup d’état” nga frëngjishtja, apo thjesht “Coup” (puç). Grushti i Shtetit është përmbysja e një qeverisjeje ekzistuese përmes mjeteve jodemokratike. Zakonisht, bëhet fjalë për një marrje të paligjshme të pushtetit nga diktatorët apo shkarkimin antikushtetues që kryhet nga një pjesë e ekzekutivit, zakonisht ushtria  dhe jo qytetarët e thjeshtë (ëikipedia). Ky pra është përkufizimi dhe kuptimi ligjor i grushtit të shtetit dhe jo ai që shpiku kryeministri Rama nga sheshi i Ali Pashait në Tepelenë. Po ku ishin “taborët” që do bënin këtë grusht shteti?! Por piktori nuk ka haberin nga “Grushti I Shtetit” dhe si gjithmonë ai fletë me gojë dhe jo me mëndje. Sepse vetëm mëndja e shfrenuar e një individi dhe një sekti me emrin “Rilindje” mund ti japë spjegim kësaj deklarate qesharake. Ai imiton dhe kërkon ti ngjajë Erdoganit, duke harruar që shqiptarët i kanë kthyer krahët Lindjes dhe e ardhmja e Kombit shqiptar është Perëndimi.  Në të vërtetë “Grusht Shteti” është ardhja e një grupi nga Turqia e cila u pozicionua në kullën e Albkontrol-it pa dieninë dhe miratimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Kryetarit të saj dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ,që në bazë të Kushtetutës përfaqsohet nga Presidenti i Republikës. Ja ky është Grusht Shteti dhe për të cilin duhet të fillojnë hetimet. Me sa duket Rama e sajoji qëllimisht këtë situatë, pasi e kishte gati planin për të sjellë kontrollorët turq, duke justifikuar ndihmën që Turqia i dha duke sjellë vaksinat pa efekt të prodhimit kinez. Dhe diktatorët dinë të mbajnë dhe mbështesin njëri-tjetrin, dhe kjo ngjarje është një fakt i pakundërshtueshëm i marrëzisë së xhelatëve të Lindjes. Ndaj piktori që është kthyer si “Robert Çamçakëzi” me monologjet e tij,  nuk di tu përgjigjet këtyre paudhësive sepse ka kohë që ka shteruar në mendime dhe tashmë i mungon edhe aftësia për të drejtuar qeverinë. Aristoteli thotë: “Shteti është ligji”. Këtë mendim ti dhe sekti i rilindjes nuk e kuptoni dot, pasi partinë e Rilindjes e sfidojnë plehrat nga të katër anët e Shqipërisë, e sfidon varfëria e tejskajshme, e sfidojnë fëmijët në krahët e nanave që u fshijnë lotët kur u rrjedhin faqeve, e sfidon e drejta e fjalës dhe Lirisë së mohuar, e sfidojnë PPP, miliardat e abuzimeve dhe kreditë që kanë shkuar në drejtim të paditur. Politika duhet të jetë shprehje e ideve, e ndjenjave, por edhe pasqyrë e kulturës dhe e historisë në kohën  që po jetojmë. Ndërsa ju bashkë me shpurën e disa deputeteve I thurni lavde diktaturës së Enverit. Por mos harroni se komunizmi u prezantua në Shqipëri në mënyrë vulgare dhe çimentoj vdekje pa varre. Kjo utopi pansllave spërkati tokën tonë në vazhdimësi me gjak njeriu. Mendimin kundra kulturës së fituar e vranë dhe e hodhën në varret e pagjetura. Zoti Rama, ju që predikuat ta quanit vet-veten si e “Ardhmja e Ballkanit” nuk keni mësuar asgjë nga kultura e popujve fqinje, pasi jeni mbeshtetur vetëm tek kultura e pushtuesve turk dhe atij serb.

“Organet e auditimit dhe ato të hetimit duhet të verifikojnë nëse është e vërtetë apo jo që 1 tavolinë në Albkontrol është blerë 1.2 milionë euro, duke i hequr shenjat që tregojnë se ku është blerë duke u zëvendësuar me logon alb-kontrol.”

Kryeministri Rama dhe ministria Balluku duhet tu japin përgjigje pyetjeve:

  • Kush i solli kontrollorët nga Turqia dhe disa të tjerë nga Greqia ?
  • Kush ua bëri kontratën dhe përse nuk bëhet publike kjo kontratë si për instalimin e tyre ashtu edhe për pagesat ?
  • A është aksionere Albkontrolli në kompaninë private të avionave Air Albania, me sa përqind dhe a ka rast të tillë në botë ?
  • Sa para ka paguar Albkontrolli për reklamat dhe marketingun e Air Albania dhe mbi çbaza ligjore ?
  • Si ndahen fitimet e avionëve të Air Albania ?
  • Përse gjykata e Tiranës ka 8 muaj që mban në sirtar dosjen me denoncimet e kontrollorëve shqiptar të Albkontroll-it dhe përse dy ditë më parë u kujtua të nxjerrë dosjen nga sirtarët dhe caktojë datën e gjyqit në qershor ?
  • Pse nuk hetohen abuzimet e ish drejtoreshës së Albkontrol , sot ministre e linjës Belinda Balluku ?
  • A është ky dhurim që Rama u bëri Turqëve në këmbim të vaksinave kineze që sot bota I ka bllokuar dhe vetë Kina pranoi faktin që nuk kanë efekt dhe do rishikojmë teknologjinë e saj?
  • A ka lidhje kjo situatë e krijuar në Albkontrol me çështjen Beketi dhe për të tërhequr vëmendjen nga gjoba 118 milion euro, që shqiptarët duhet të paguajnë për kapriçot e një njeriu të vetëm që e shikon Shqipërinë si pronë dhe çiflik të tij ?

 

Ja këto janë fakte dhe prova që Rama, Belinda, shokët dhe shoqet e saj duhet tu japin përgjigje dhe jo broçkullat që dëgjojmë lartë e poshtë prej tyre. Ministrja Balluku të flasë për pagesat e saj të cilat kapin shifra marramendëse gjatë kohës që ishte Drejtoresha e Albkontrolit . Ja shumat që ajo ka përfituar dhe që sot i dencon, duke harruar që me firmën e saj i ka dhënë pikërisht këtij ekipi ku shumica janë marrë në punë prej saj.  Sipas deklaratës së pasurisë të bërë në Ispektoriatin e Lartë të Deklarimit të Pasurive ajo ka përfituar këto pagesa ( rroga ):

Për vitin 2014 është paguar me 63 milionë lekë

Për vitin 2015 është paguar me 67 milionë lekë

Për vitin 2016 është paguar me 77 milionë lekë

Për vitin 2017 është paguar me 63  milionë lekë

Për vitin 2014 është paguar me 66  milionë lekë

Pra në Total është paguar 336 milionë lekë ose mesatarja e rrogës për një muaj është rreth 5 milionë e 600 mijë lekë, Pa llogaritur vitin 2016 ku paga për çdo  1 muaj kapte shifrat e 6 milionë e 400 mijë lekë.

Kryeministri Rama duhet ta ketë të qartë se të bësh grevë, nuk është grusht shteti. Të ketë sindikata do të thotë përgjegjshmëri si shtet dhe sindikalizmi është shkalla më e lartë e demokracisë qytetare, pasi populli ka votuar një qeveri për të menaxhuar pasuritë e tij kombëtare, intelektuale, pasurinë e ekonomisë së një vendi, taksat dhe tatimet e qytetarëve. Deklaratat e Ramës dhe thirrja që i bëri para pak kohësh bizneseve italiane që të vijnë në Shqipëri se këtu nuk ka sindikata është jo vetëm e pafalshme, por edhe një përgjegjësi ligjore, të cilën drejtuesit më të lartë të sindikatës europiane të kontrollorëve të BE-së thanë se do ta shqyrtojmë menjëherë në organizmat europianë. Kryerilindasi duhet ta kuptojë se poshtë këmbëve të tij të pista do të rrëshqasë edhe toka e vaditur me gjak e me djersë të shqiptarëve në shekuj e breza, e helmuar nga gazi lotsjellës i policisë së tij speciale, i të riut që u vra barbarisht nga uniforma e policisë, i qindra të rinjve dhe studentëve që u mbytën me gaz helmues, u tërhoqën zvarr në rrugët e Tiranës,  i mbi 400 mijë shqiptarëve që morën arratinë nga papunësia dhe mungesa e bukës së gojës. Ministrja juaj duhet të mos heshtë dhe të mos bëjë të paditurën por të zbardhi të vërtetën se përse llogaritë e Albkontroll janë bllokuar nga ndërkombëtarët për llogari të Beketit, për të shlyer gjobat e kapriços tënde.

 Tenderi i çuditshëm që shpalli Albkontroll 3 ditë më parë. Çfarë po përpiqet të fshihet ?!

Albkontroll ka shpallur një tender sot me kohë aplikimi vetëm një ditë. Tenderi është deklaruar në shuma të vogla dhe bëhet fjalë për një ekspertizë ligjore. Kërkesa e tenderit është opinion mbi objektin e veprimtarisë së shoqërisë Albkontroll, statusin ligjor të saj, pronësinë mbi asetet dhe funksioni publik i saj.Kërkesa e tenderit është e çuditshme pasi bën fjalë për gjëra tashmë të konfirmuara që prej kohësh që Albkontroll funksionon si ent. Duket qartë se Albkontroll po përpiqet të krijojë barriera për auditin e pritshëm nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Duke u mbështetur në ekspertiza ligjore gjoja të pavarura të mbështesë refuzimin e KLSH për të audituar institucionin. Presidenti Meta i ka shkruar dy herë KLSH të nisë auditin ndërkohë 68 kontrollorë kanë kohë që kanë kërkuar transparencë mbi fondet e Albkontroll gjatë vitit 2020. Ky nxitim i ministres Balluku hedh hije dyshimi se Albkontrolli do të jepet me koncesion dhe gjasat po ndodhi një gjë e tillë, tregojnë se do t’i jepet atij që e ka në përdorim, pra palës turke. Ndërsa  KLSH duhet të hetojë të gjitha tenderat që ka zhvilluar Belinda Balluku si ish-drejtoreshë dhe tani që është ministre e linjës.

 

 

Ja disa nga tenderat dosjet e të cilave duhet të rihapen, pavarsisht auditimeve të mëparshme:

1-Albkontroll sha, në vlerën 135 097 000 lekë shpenzime jo në përputhje me parimet e ekonomicitetit , efiçencës dhe efektivitetit. Pasi në realizimin e shpenzimeve që shoqëria  duhet të kryejë nuk është zbatuar parimi i 3e-ve, ekonomicitet, efikasitet dhe efiçencë. Për  procedurat e prokurimit: Albcontrol sha ka kryer procedurën e prokurimit “Bërje refresh të kontrollorëve për gjuhën angleze” dhe “shërbim i trajnimit të personelit teknik anglisht atsep, niveli 3”, por në datën e nisjes së kësaj procedure albcontrol sha i zotëronte vetë kapacitetet teknike dhe ligjore për kryerjen e këtij shërbimi, duke shkaktuar efekt financiar negative.

2-Albcontroll SHA ka kryer procedurën e prokurimit për blerjen e “Konsolens” në vlerë

92,000 000 lekë, diferenca midis vlerës së prokuruar dhe vlerës së përllogaritur nga

grupi i punës.

3-Albkontroll sha, në vlerën 160 393 000 lekë, shpërblime të përfituara nga punonjësit të shoqërisë në fund të vitit si dhe nga anëtarët e KM, për periudhën 2013-2014. (Raporti i 2015 i KLSH)