Shpallja non grata, Sali Berisha: Kam bindjen se SHBA do ta korrigjojë gabimin

176
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ritheksuar se deklarimi non grata nga ana e SHBA-së është i bazuar në shpifje.

I ftuar në emisionin Opinion, Berisha ka deklaruar se kjo është vepër e George Soros, për të cilin deklaroi se nëse PD-ja do të vijë në pushtet, ai do të shpallet non grata në Shqipëri nga Sali Berisha.

Berisha në fjalën e tij, gjithashtu ka deklaruar se SHBA-ja do e korrigjojë gabimin e saj njësoi siç bëri me katër ministrat turq.

“Deklarimi non grata i Berishës i bazuar në shpifje. Për këtë kam hedhur në gjyq në Paris sekretarin e shtetit, Blinken. Ky është rasti i dytë në histori.

E kam bërë me keqardhje dhe dhimbje të madhe. Ke pak njerëz që kanë hyrë sa unë në atë zyrë. Është vepër e George Soros. Po erdhi PD në pushtet, Soros shpallet non grata nga Sali Berisha.

Kam bindjen e thellë se Amerika korrigjon gabimet. Është meritë e saj. Dhjetë ditë më parë, ambasadorja Kim iu tha shqiptarëve se nga 200 vetë zero heqje ka pasur. Kur mediat pas një ore i publikuan emrat e hequr nga lista, katër ministra turq.

Unë di shumë të tjerë. Si ka ndodhur, për dy arsye, ka ndërruar administrata dhe administrata që ka ardhur ka gjetur që ka qenë vepër e zezë e George Soros. Ka ndodhur me të tjerë, sepse është respektuar vullneti i popullit. Në qoftë se shqiptarët votojnë, kam besimin më të madh se ata që thonë fakte kemi po nuk i themi…është një botuar një libër aty, është bestseller…

Këto i thotë kongresmeni në Komisionin e Jashtëm të Kongresit Amerikan që i tha vendimi juaj vjen nga hiçi dhe e keni nën ndikimin e Soros.

Ka pasur vendime zyrtare dhe janë hequr. Këta që thonë fakte kemi por nuk i themi, çfarë tha drejtori në detyrë i shërbimeve inteligjente, nuk ka asgjë. 

Tha që Blinken ka funksionuar si agjent i Soros në Ballkan. Asnjë deklaratë nuk zëvendëson faktet. Faktet janë të vërteta. Një fakt të vetëm, në qoftë se publikohet Sali Berisha merr çdo vendim”, tha Berisha.