Transporti publik, apeli i ekspertit Dasho: Personat mbi 65 vjeç dhe ato me sëmundje kronike t´a evitojnë

354
Sigal

Transporti urban publik ka filluar punën mëngjesin e së hënës, por duket se masat që parashikohen në protokollin e sigurisë nuk respektohen.

Erion Dasho, ekspert i Shëndetit Publik ka bërë një rekomandim, të cilin e ai e ka cilësuar si urgjent, në rrjetet sociale.

Në një postim në rrjet, Dasho u bën thirrje personave mbi 65-vjeç apo edhe atyre që janë të prekur nga sëmundje kronike që ta evitojnë transportin publik me çdo kusht.

“Ta evitojnë me çdo kusht transportin publik deri sa të krijohet bindja se ky sistem do të zhvillohet i sigurt,” shkruan Dasho.

Sipas tij, “mbajtja e maskës nga ju vetë nuk mjafton dhe nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme në se të gjithë pasagjerët në mjet nuk respektojnë distancimin fizik dhe mbajtjen e maskave.”

Postimi i plotë:

REKOMANDIM URGJENT!!!

Me hapjen e transportit publik dhe fotot që qarkullojnë në rrjet ku udhëtarët qëndrojnë ngjitur dhe pa maska, i rekomandoj personave me moshë mbi 65 vjeç dhe/ose atyre të prekur nga sëmundje kronike të EVITOJNË ME ÇDO KUSHT TRANSPORTIN PUBLIK DERI SA TË KRIJOHET BINDJA SE KY SISTEM DO TË ZHVILLOHET I SIGURT!

Mbajtja e maskës nga ju vetë nuk mjafton dhe nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme në se të gjithë pasagjerët në mjet nuk respektojnë distancimin fizik dhe mbajtjen e maskave.

MBRONI VETEN!!!