Pioli zbulon mënyrën se si Milani mund të mundë Juventusin

54

Fitorja kundër Lazios ka frymëzuar më shumë Milanin, që të kërkojë një tjetër fitore të madhe kundër Juventusit. Trajneri Stefano Piolit duke folur në konferencën e zakonshme për shtyp e ka të qartë rrugën se si mund të arrihet 3-pikëshi i radhës.

“Unë mendoj se përballja me Juventusit mund të na shtyjë të japim më të mirën, duke kapërcyer vështirësitë e ndeshjeve të ngjeshura. Do të na duhet të shkëlqejmë në gjithçka, që të marrim rezultat pozitiv. Kemi luajtur kundër më të mirëve dhe e kemi treguar veten. Ne po i afrohemi nivelit më të lartë të mundshëm. Kemi pasur suksese, duke mposhtur skuadrat në pozicionet kryesore të renditjes, por duhet të bëjmë edhe më mirë, që ta mposhtim Juventusin.

Calhanoglu? Do ta shohim. Seancat stërvitore, sot dhe nesër, do të jenë vendimtare. Ai kishte një shqetësim në pulpë për shkak të një përplasjeje. Shpresoj se do ta kemi në dispozicion.

Është e nevojshme një përpjekje e jashtëzakonshme, një Milan i shkëlqyeshëm në ndeshjen e nesërme. Kundër Juventusit kemi mundësinë të demonstrojmë rritjen tonë. Konstatoj përmirësime të Bennacer dhe Saelemaekers. I pari duket më i kthjellët dhe konkret, kur luan me shokun e tij në mesfushë. Saelemaekers është një djalë i ri, ka cilësi dhe duhet të vazhdojë kështu”, u shpreh Pioli.