Shqiptari dhe italiani sherr në burg, plagoset me thikë gardiani

253
Sigal

Një shqiptar, i dënuar për vrasje, dhe një italian i dënuar për grabitje me dhunë, u përfshinë në një konflikt mes tyre, në burgun e Sanremos. Për të shuar konfliktin, që sipas mediave italiane, lindi për arsye personale, ndërhyri një nga inspektorët e burgut, por u godit me thikë e shqelma, duke përfunduar në spital.Pas incidentit, sindikata e policisë së burgjeve i është drejtuar ministrit të drejtësisë Alfonso Bonafede për të ndërhyrë për përmirësimin e sigurisë në qendrat e dënimit në Liguria.