Fiken sistemet e trafikut ajror në Shqipëri

Trafiku ajror në hapësirën ajrore shqiptare është pezulluar përkohësisht për shkak të një problemi teknik në sistemin e radarëve të Albcontrol.

Për disa minuta, asnjë avion nuk është lejuar të ngrihet apo të ulet në territorin shqiptar, ndërsa është ndaluar edhe kalimi i avionëve në hapësirën ajrore të vendit.

Sigal

Pezullimi është marrë si masë sigurie, pasi problemi teknik ka ndikuar në monitorimin e trafikut ajror dhe në funksionimin normal të sistemit të navigimit.

Situata mund të sjellë vonesa në nisjet dhe mbërritjet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës në Rinas.

Ndikimi mund të shtrihet edhe te avionët që ndodhen në fluturim, të cilët mund të përballen me pritje, ndryshime të përkohshme të orareve apo, në varësi të kohëzgjatjes së ndërprerjes, edhe devijime.