Helmohen Roman Abramovich dhe 2 negociatorët ukrainas të paqes, dyshohet me ‘armë kimike’

132
Sigal

Manjati rus Roman Abramovich, së bashku me dy nga negociatorët ukrainas të paqes, dyshohet se ka pësuar një helmim në fillim të këtij muaji.

Wall Street Journal, duke cituar faqen ukrainase të investigimit Bellingcat, raporton se ka konfirmuar që tre anëtarë të delegacionit që morën pjesë në bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë në natën e 3 dhe 4 mars 2022, patën simptoma të ngjashme me helmimin me armë kimike.

Një prej tyre ishte sipërmarrësi rus Roman Abramovich. Pas takimit në Kiev, Abramovich si dhe dy anëtarë të lartë të ekipit ukrainas zhvilluan simptoma që përfshinin skuqje dhe djegje të syve, lot si dhe rritim të lëkurës, thanë burimet për gazetën.

Kujtojmë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Shteteve të Bashkuara që të mos vendosin sanksione ndaj miliarderit, për shkak të rolit që ish-presidenti i Chelsea mund të luante për lehtësimin e negociatave për paqe me Rusinë.