Ironia e gazetarit Dylgjeri: Ku humbi Rama, mban jo vetëm maskë, por edhe suposte antikapsllëk

312
Sigal

Gazetari Ylli Dylgjeri ka ironizuar Kryeministrin Edi Rama, i cili megjithëse ka një shtim të rasteve me Covid-19, por edhe numrit të vdekjeve nga koronavirusi, nuk shfaqet më lidhur me pandeminë. Në kohën e izolimit total përgjatë muajve mars, prill, maj, Rama shfaqej disa herë në ditë në rrjetet sociale, ERTV dhe media, ku jepte mesazhe deri horror me arkivolë dhe fliste për qindra të vdekur, referuar shifrave nga Italia. Ndërkohë që sot, Kryeministri ka zgjedhur të heshtë, ndërkohë që duket se strategjia e Komitetit Teknik, rezultoi e dështuar, kjo për faktin se në kohën kur në gjithë Europën pati një rënie të numrave të infektimeve nga Covid-19, në Shqipëri ndodh krejt e kundërta, kulmi i kurbës së pandemisë po ndodh në qershor dhe korrik.

“Ku humbi Ed Rama? Nuk del as në FB!

Pas publikimit të rasteve me Covid -19 në Kryeministri dhe shtimit progresiv në Shqipëri ka humbur Ed Rama!

Nuk shfaqet as në Facebook, as në shtyp, as në Surrel! Gojët e liga thonë se është trembur mos e marrë virusin edhe nga FB-ku!

Mban jo vetëm maskë po edhe tapa për veshët dhe së fundi dhe suposte antikapsllëk”, shkruan Dylgjeri.