EMRI/ Dalin detajet nga vrasja në Himarë, u qëllua me 2 plumba, pistat e hetimit

358
Sigal

Ylli Luçaj mësohet se është viktima, e ngjarjes së rëndë të ndodhur pasditen e sotme në fshatin Kuç të Himarës. 65-vjeçari punonte roje për të ruajtur mjetet që shtronin rrugën e re të fshatit Kuç.

Burime bëjnë me dije se ai është gjetur me dy plumba në trup dhe nuk është gjetur asnjë armë afër trupit të pajetë duke hedhur poshtë pistën e vetëvrasjes.Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë dëgjuar të shtënat duke lajmëruar më pas policinë.Ai nuk njihej si person problematik apo me precedent të mërpashëm penal. Mësohet se dy pistat që po hetohen policia janë konfliktet e mërpashme personale të Luçaj apo konfliktet për rrugën pasi jo pak herë ka pasur tensione për rrugën e re mes firmës ndërtuese dhe banorëve.