Berat/ Përndiqte me automatik një vajzë, arrestohet 26-vjeçari

773
Sigal

Përndiqte sistematikisht dhe kanoste me armë zjarri një shtetase, arrestohet nga policia autori

Sekuestrohet një armë zjarri tip automatik.

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet pranë Komisariatit të Policisë Berat u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

M., 26 vjeç, banues në Ura Vajgurore.

Arrestimi i tij u bë pasi shtetasja L.T. ka kallëzuar se ky shtetas e ka përndjekur në mënyrë sistematike dhe e ka kërcënuar me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit F.M., u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik model 56.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale ‘‘Përndjekja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit’’.