Të ardhurat në buxhet/ Tatim fitimi, rritje me mbi 40 përqind në vitin 2023

88
Sigal

Rritja e të ardhurave ne buxhetin e shtetit në 5 muajt e parë ka ardhur e ndikuar nga Tatim fitimi dhe tatimi mbi të ardhurat personale. Sipas statistikave të Ministrisë së Financave të ardhurat nga tatim fitimi u rritën rekord prej gati 41%, të ndikuara dhe nga tatim fitimi i jashtëzakonshëm për kompanitë e prodhimit të energjisë.

Nga tatim fitimi u arkëtuan 29.3 miliardë lekë ose 8.5 miliardë lekë, më shumë se 5 mujori 2022. Tatimi mbi të ardhurat personale ka sjellë në buxhet 22.8 miliardë lekë, ose 24.8% më shumë se 5 mujori i një viti më parë.

Pavarësisht se inflacioni vijon të qëndrojë në nivele të larta nga të dhënat vërehet se të ardhurat nga TVSH minimale për periudhën janar-maj 2023 të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizua në masën 18.6 miliardë lekë, 2 miliardë ose 12% më shumë se 5 mujori 2022.

Të ardhurat në buxhetin e shtetit janë përmirësuar në pjesën e parë të këtij viti. Janë arkëtuar 257.9 miliardë lekë në periudhën janar-maj me një rritje prej 10.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.