KESH dhe OSHEE  shpenzojnë 46.6 milion euro për blerjen e energjisë vetëm për janarin

382
Sigal

 

Rreth 46.6 milion euro janë shpenzuar për blerjen e energjisë deri më tani për muajin janar. Shuma është shpenzuar nga Korporata Elektroenergjtike Shqiptare dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, teksa ky i fundit tashmë prokuron kryesisht për mbulimin e humbjeve në rrjet. Kjo pasi, sipas vendimit të qeverisë, që u miratua në datën 21 dhjetor 2021, shoqëritë publike të prodhimit, do të furnizojë Furnizuesin e Shërbimit Universal me të gjithë sasinë e nevojshme, për qëllime të plotësimit të kërkesës së plotë të Furnizuesit të Shërbimit Universal. Praktikisht, kjo do të thotë se blerjen e energjisë për plotësimin e nevojave konsumatore tashmë kryhen nga KESH.

Sipas të dhënave të përpunuara nga SCAN për muajin janar, KESH ka shpenzuar rreth 32.6 mln euro, ndërkohë që çmimi mesatar me të cilin është siguruar energjia arrin në rreth 240.3 euro/mwh. Ndërkaq, sa i takon blerjeve të kryera nga OSHEE, shuma   totale e shpenzuar për janarin arrin në rreth 14 mln euro, ndërkohë që çmimi mesatar përllogaritet në 243.46 euro/mëh.

Për vitin 2021 blerjen e e energjisë nga OSHEE arritën në rreth 285.5 mln euro. Ndërkohë që, pas vendimit të 21 dhjetorit edhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare shpenzoi  6.9 mln euro për sigurimin e sasive të nevojshme, duke e çuar vlerën totale në mbi 292 mln euro. Blerjet nisën në muajin qershor, por përpos sasive më të vogla që duhej të siguroheshin nga importi, çmimet e larta në tregjet e huaja rritën faturën totale të shpenzimeve.