Incidenti në Tiranë/ I plas goma në ecje urbanit në “Rrugën e Kavajës”, plagoset një qytetare

238
Sigal

Një qytetare ka mbetur e plagosur pas një incidenti që ndodhi pasditen e sotme tek “Rruga e Kavajës” me urbanin e linjës.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ndodhi rreth orës 15:40, ku ka plasur goma e një autobusi gjatë kohës që ka qenë në lëvizje. Si pasojë është dëmtuar lehtë një shtetase që ka qenë aty në afërsi, e cila u dërgua në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia vijon veprimet për zbardhjen e plotë të këtij incidenti.