Voltana Ademi: Qeveria po fsheh të dhënat e të infektuarve nga koronavirusi në Shkodër

349
Sigal

Kryebashkiakja Voltana Ademi këmbëngul që qeveria po fsheh informacionet sa i përket të infektuarve, që pas përhapjes së menjëhershme të koronavirusit në Shkodër.

Ademi thotë se informacionet i merr nga media dhe se nuk ka të dhëna sesa njerëz marrin tek 127.

“E marr vesh nga media. Bashkia duhet të dijë dhe të ketë informacion të domosdoshëm, mendoj që ka informacion të fshehur. Ne na dërgohen përmes prefekturës familjet që duhet t’u vijmë në ndihmë. Ne kemi dërguar vullnetarë dhe më ka rezultuar që ata kishin kontaktuar me familje që rezultojnë pozitive. E pafalshme se duhet të sigurohemi që ato që shkojnë atje duhet të jenë të sigurt. Shkodrës nuk është bërë e qartë dhe e dimë shumë mirë pse nuk u morën masat për vetëkarantinimin e detyrueshëm të atyre që erdhën nga dogana e Hanit e Hotit. Nuk është siguruar as policia dhe ministria që t’i verifikojë. I kam marrë personalihsht vetë dhe më kanë thënë që s’i kanë marrë në celular”.