Epidemiologu: Piku i virusit në vendin tonë tashmë ka kaluar!

362
Sigal

Në Shqipërinë e prekur nga koronavirusi, me 25 viktima dhe 494 të prekur, nga mjekësia vjen një lajm i mirë.

Epidemiologu Artan Simaku, shpreh bindjen se piku i virusit në vendin tonë tashmë ka kaluar.

“Piku i pandemisë ka kaluar, në ditët në vijim pritet një numër i qëndrueshëm i rasteve të reja, deri në shuarjen e pandemisë, që duhet të shuhet në mënyrë natyrale derisa nuk ka vaksinë”.

Sipas tij, vatra ka dhe do të ketë dhe se aty kryhet gjurmimi i kontakteve.

Simaku nënvizoi se është koha e duhur për lehtësimin e masave: “E rëndësishme është që karantinimin ta zbatojnë grupmoshat më të rrezikuara”.

Në lidhje me vdekshmërinë e koronavirusit në vendin tonë krahasuar me vendet e tjera, Simaku nënvizoi edhe se “Për të krahasuar mortalitetin me vende të tjera, duhen marrë parasysh disa faktorë dhe parametra. Vdekshmëria te ne është në shifra shumë të ulëta”.