Francë/ Raportohen 1,438 vdekje të tjera nga koronavirusi

368
Sigal

Franca ka raportuar 1,438 vdekje të tjera nga koronavirusi, përfshirë 924 nga shtëpitë e kujdesit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga shpërthimi i koronavirusit në 17,167 viktima.

Gjatë një konferencë për situatën në Francë, Jerome Salomon, kreu i autoritetit shëndetësor, gjithashtu njoftoi 2,632 raste të reja të konfirmuara të virusit, që e çonin numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 106,206 të infektuar deri më tani.

Salomon tha se më shumë se 30,000 njerëz janë kthyer në shtëpi pas trajtimit në spital.