Presidenti Meta: Veprat e Profesor Dedjes, i rezistuan kohërave, duke treguar se themelet e moralit

83
Në vlerësim të kontributeve të shquara si anëtar themelues i Akademisë së Shkencave dhe personalitet i veprimtarisë universitare, përfaqësues i shënjuar i shkencës së pedagogjisë e psikologjisë dhe si një prej figurave më të spikatura të letërsisë për fëmijë, pata sot nderin të vlerësoj me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, Profesor Bedri Dedja.
Personaliteti dhe puna e tij e jashtëzakonshme bënë që, gjatë gjithë jetës së tij, Profesor Dedja të vlerësohej, jo vetëm brenda, por edhe jashtë vendit.
Ai ka qenë fitues i shumë çmimeve letrare dhe titujve, anëtar i kryesisë së Shoqatës Botërore të Psikologëve, Kryetar i Shoqatës Kombëtare të Psikologëve, Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Shkrimtarëve për Fëmijë si dhe anëtar i redaksisë për hartimin e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar.
Veprat e Profesor Dedjes, didaktika letrare, shkollore e universitare e tij i rezistuan kohërave, duke treguar se themelet e moralit, të psikologjisë, didaktikës dhe shkollës, janë po ato që nga lashtësia antike.
Për të gjitha këto, ne e nderojmë sot Profesor Bedri Dedjen, jo vetëm si shkrimtar e akademik, por edhe si përfaqësues tepër të denjë të një brezi që jetoi në një kohë me kufizime, por që ia doli të bëjë elitë në emër të qëllimeve më të larta. 📚🇦🇱