Ëngjëll Musai: Gëzuar 66-vjetorin e ditëlindjes, “Mjeshtri i Madh”, Bashkim Hoxha!

2599
Sigal

Ëngjëll Musai

Drejtor i “Telegraf”

“Koha për t’u zgjuar”, Meka, Vatikani  dhe Kryegjyshata ku falen shqiptarët, brënda dhe jashtë Shqipërisë

Bashkim Hoxha, “Mjeshtri i Madh”, që më zërin e ëmbël dhe të qetë zgjon miliona shqiptarë brenda vendit dhe kudo në botë, dje festoi 66-vjetorin e lindjes

Çdo mëngjes prej 23 vitesh, duke filluar nga marsi i 1997: Mbi 119 mijë here: “Alo Bashkim”! 8320 ditë të komunikimit telefonik me qytetarët, duke u bërë mbrojtësi i tyre për abuzimet, padrejtësitë dhe shpërfilljen e institucioneve

Dje ishte 2 shkurti! Dita e lindjes së mikut të të shqiptarëve kudo në botë, Bashkim Hoxha. Gazeta Telegraf po e boton sot urimin për mikun e qytetarëve dhe medias, pasi e kishte ditë pushimi. Sa herë që kjo datë bën rrotullimin e vet kalendarik, mua personalisht, miqve të Bashkimit, artistëve, kineastëve, artdashësve, lexuesve dhe të gjithë dëgjuesve të emisionit “Koha për t’u zgjuar” na buron nga shpirti një urim i madh dhe i kristaltë: Gëzuar ditën e lindjes miku ynë i shenjtë dhe ikona e kulturës kombëtare Bashkim Hoxha! Gëzuar 66-vjetorin mjeshtri i fjalës së ëmbël dhe plot kulturë dhe shpresë. Lumturi për Ju dhe familjen tuaj, miku ynë i rrallë, gëzime paçi ngaherë dhe, mbi të gjitha, shëndet dhe mendje të kthjellët në misionin tuaj të veçantë dhe unik në fushën e artit, letërsisë, kulturës dhe më gjerë. Më ka rënë rasti, që në përvjetorët e ditëlindjes së mikut të shqiptarëve, Bashkim Hoxha të shkruaj disa radhë modeste për një njeri të madh, lartësinë e të cilit e vlerëson audienca fantastike dhe e pakonkurrueshme e mëngjesit. E nisja urimin për të parin ideator dhe drejtues të emisionit “Koha për t’u zgjuar”, duke theksuar për të disatën herë dhe vit pas viti se shqiptarët nuk kanë nevojë për “zile”, sepse zgjimin ua bën Bashkimi në qytet  dhe  pas shfaqes magjike ‘Tag”, me skenar të mikut tonë  Bashkim Hoxha, edhe fshati nuk ka më nevojë për zgjimin e “Gjelit”. Kjo përtej nuancës artistike tregon se emisioni i Bashkim Hoxhës është shtrirë në çdo shtëpi, në çdo aparat televiziv, si në qytet ashtu edhe në fshat. Si brenda vendit, ashtu edhe në cep të rruzullit tokësor, ku banojnë dhe jetojnë shqiptarët. Emisioni “Koha për t’u zgjuar”, u ideua në mbrëmjen e datës 21 mars 1997, në marsin e tërbimit të shqiptarëve të ngritur në rebelim “anti-shtet” së bashku me mjeshtrin e fotografisë dhe të kamerës Gëzim Domi nisën  publikisht, komunikimin me qytetarët, nga ekrani i “TV-Teuta”. Disa thonë, se duke mos qenë mjek, ai është kthyer në një psikolog, që i bën psikoterapi shoqërisë shqiptare, por në thelb Bashkim Hoxha është më tepër se kaq. Ai është një pjesëtar i familjeve tona, një mik a një i afërt, që çdo mëngjes shkon tek ekrani dhe telefoni, për të dëgjuar dhe përcjellë hallin e secilit që telefonon. Viti 2019 ishte i suksesshëm në krijimtarinë e tij! Suksesi dhe jehona e këtyre vlerave u shpalos në Paris nga “Maison De Albanie” me pritjen e ngrohtë për ‘Kronikat e Mjegullës’ dhe në Prishtinë pranë vëllezërve tanë shqiptar të Kosovës ku u nderua me çmimin “Rexhai Surroi”. Edhe 100 vite të lumtura miku ynë Bashkim dhe ky urim  në radhë të parë shkon për Ju dhe familjen tuaj, të cilën Ju e keni shumë të shenjtë. Zoti Ju bekoftë familjarisht!

Profili

  • Shkrimtar, skenarist, gazetar. moderator, drejtues Institucioni Kulture
  • U lind: Më 2 Shkurt 1954

Shkollimi:

  • Universiteti i Tiranës, dega Gazetari
  • Kualifikime
  • Specializim në Universitetin e Londrës, në programin: “Për një gazetari të re”
  • Specializim në SHBA, në programin: “Media, në një sistem të ri”.

Vlerësime 

  • Titulli “Qytetar Nderi i Durrësit”
  • Çmimi “Aleksandër Moisiu”, për dramën më të mirë “Unë dhe Mefistofeli”, viti 1988
  • Çmim për “Këngë dashurie me korba”, viti 1996
  • Çmimin e Parë, në konkursin e dramës shqipe “Katarina Josipi”, që zhvillohet në Kosovë, me dramën: “Askushi”, mars 2016
  • Çmimin “Romani më i mirë” në Panairin e Librit në Fier, me veprën: “Gruaja e shiut”, viti 2016
  • Titulli “Mjeshtër i Madh”, akorduar nga Presidenti i Republikës, viti 2010

Pozicion pune, aktual

  • Drejtor i Teatrit “Aleksandër Moisiu”-Durrës
  • Prej 20 marsit 1997, krijues dhe moderator i emisionit “ Koha për t’u zgjuar”

Krijimtaria e Bashkim Hoxhës

Skenarë filmash

  1. NË ÇDO STINË
  2. NJË VONESË E VOGËL
  3. PLUMBA PERANDORIT
  4. ZEMRA QË NUK PLAKEN
  5. KRONIKË E NJË NATE

Pjesë teatrale

  1. VËRSHIME PRANVERORE
  2. UNË DHE MEFISTOFELI
  3. KËNGË DASHURIE ME KORBA
  4. HERONJTË E VIAGRËS
  5. NE TË GJITHË KËNDUAM MARGARITËN
  6. UDHËTIMI PA VIZË I NJË ALIENI
  7. ASKUSHI
  8. KËNGË DASHURIE ME KORBA
  9. TAG

Vepra në prozë

  1. NJË LOLO DHE NJË MBRET
  2. NJERIU TJETËR
  3. GROUND ZERO
  4. HOTEL BALLKAN
  5. MOT I KEQ PËR DASHURI
  6. LAKURIQ
  7. MBRETI I VESËS
  8. SAKRIFICA
  9. ROMANCË NË DITËN E KRIMIT
  10. HERONJTË E VIAGRËS
  11. HISTORI ME NJERËZ DHE KAFSHË
  12. MISSING
  13. NJË DITË SI SKËNDERBEU
  14. KRONIKAT E MJEGULLËS
  15. NJË DITË SI SKËNDERBEU