Cakaj: Manifestimi pati një pjesëmarrje të jashtëzakonshme

513
Sigal

Ish-deputetja e LSI, Silva Cakaj, tha në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, se manifestimi i thirrur nga Presidenti Ilir Meta ishte i jashtëzakonshëm dhe kishte një pjesëmarrje të jashtëzakonshme.

Cakaj deklaroi se flamujt kuqezi të vendosur në krahun e çdo qytetari pjesëmarrës në manifestim treguan se të gjithë shqiptarët në shesh përfaqësonin dhe ishin aty për Shqipërinë.

“Flamuri në krah ishte simbolika e këtij manifestimi. Për sa kohë sa sot ka pasur aty vetëm flamuj kuqezi, sigurisht që simbolika do të ishte e madhe, ku shqiptarët përfaqësonin Shqipërinë në të gjitha dimensionet e saj. Unë nuk e gjykoj si manifestim politik, kam parë aty njerëz që s’kanë lidhje me politikën. Manifestimi pati një sukses të jashtëzakonshëm, me pjesëmarrje të jashtëzakonshme. Vlen për t’u përmendur dhe simbolika e zgjedhur nga Presidenti për të pasur në podium njerëz që përfaqësojnë fusha të ndryshme”, tha Cakaj.